Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka thënë se me ambasadorin Hill kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e Bashkimit Evropian për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, shkruan teve1.info
“Një bisedë e hapur dhe konkrete me ambasadorin amerikan Christopher Hill për situatën e sigurisë në Kosovë si dhe për mundësitë dhe propozimet e BE-së për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën”, ka shkruar ai.