TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

GAP i reagon Qeverisë për të hyrat vetanake të komunave: Mund të ndikonte në projekte

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
GAP publikon raportin “Ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë e Kosovës”

Në Projektbuxhetin 2023, parashihet rritje më e shpejtë e shpenzimeve rrjedhëse se sa atyre kapitale, krahasuar me vitin 2022. Tek kategoritë kryesore të shpenzimeve rrjedhëse, rritja më e madhe buxhetore reflektohet tek kategoria e subvencioneve dhe transfereve me rreth 205 milionë euro apo 23%.

Qeveria e Kosovës aprovoi Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2023, kurse Kuvendi e aprovoi në lexim të parë më 17 nëntor 2023. Ndërkohë, GAP në analizën e tyre, thekson se buxheti për paga dhe mëditje në vitin 2023 është rritur për 75 milionë euro apo 11% krahasuar me vitin 2022. Tek kjo kategori, rreth 65.1 milionë euro janë të buxhetuara si kontigjenca për paga, e të cilat janë të destinuata për të mbuluar koston shtesë të një ligji të ri të pagave.

“Me Projektbuxhetin 2023 është krijuar hapësirë për 1,435 vende pune shtesë, nga të cilat 910 për nivelin qendror dhe 525 për nivelin komunal. Tek niveli qendror parashihen 300 vende shtesë për Policinë e Kosovës, 108 pozita të reja për Kuvendin e Kosovës, nga të cilat 100 si shtaf mbështetës politik. Ndërkaq tek komunat, ajo e Prishtinës do të ketë rritje të numrit të lejuar të stafit për 86 punonjës, Komuna e Prizrenit për 44 punonjës, etj. Nga gjithsej 810.7 milionë euro sa pritet të jenë investimet kapitale, 611.4 milionë euro (75%) janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 199.3 milionë euro janë planifikuar për projekte të reja kapitale. Nga 199.3 milionë euro të projekteve të reja, rreth 26% (51.2 milionë euro) janë të alokuara për nivelin qendror dhe pjesa tjetër (148.1 milionë euro) për nivelin lokal. Nga 51.2 milionë euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22 milionë euro janë destinuar për projekte specifike komuna. Rreth 52% e kësaj shume (12 milionë euro) do të orientohet tek tri komunat e udhëhequra nga VV, komuna që mbulojnë 9% të territorit dhe 8% të popullsisë. Në Projektbuxhetin 2023 janë buxhetuar 75 milionë euro si kontigjenca për përballjen me krizën potenciale të energjisë. Përkundër asaj se buxheti për shëndetësi dhe arsim pritet të rritet në vitin 2023, prapë se prapë mbetet nën mesataren e BE për shpenzimet në këto fusha si përqindje e Bruto Produktit Vendor (BPV). Në Projektbuxhetin 2023, parashihet që të gjitha të hyrat vetanake të komunave të mbledhura para vitit 2022 dhe që janë të pashpenzuara, të barten e të përdoren nga Qeveria për nevoja të ndryshme. Një nismë e tillë do të mund të ndikonte ndjeshëm të hyrat e komunave, konkretisht projektet të cilat veçse mund të kenë filluar, për të cilat financimi mund të jetë bazuar në këto të hyra. Problemet që në vazhdimësi kanë ndjekur realizimin e buxhetit ndër vite, janë përsëritur edhe në vitin 2022 dhe në planifikimin për vitin 2023, e ato janë: dinamika e ulët e realizimit të investimeve kapitale, mos ndërlidhja e buxhetit me planifikimet afatmesme dhe afatgjata, përdorim i madh i linjave buxhetore pa destinim konkret, neglizhimi i perspektivës gjinore, etj”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Haradinaj: Së shpejti do të kemi zgjedhje

​Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, studentët kërkojnë dinjitet dhe barazi

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën