TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rimbursimi i mërgimtarëve për polisat e sigurimit i komplikuar, vetëm 8 mijë janë kompensuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rimbursimi i mërgimtarëve për polisat e sigurimit i komplikuar, vetëm 8 mijë janë kompensuar

Ata të cilët rrugën e bëjnë me automjete për në vendlindje, në kufi do të i’u duhet që ta paguajnë policën e sigurimeve kufitare.

Kjo pagesë është duke u rimbursuar nga Qeveria, mirëpo procedurat të cilat duhet ndjekur për rimbursim po konsiderohen të komplikuara dhe shumica e mërgimtarëve nuk kanë aplikuar fare për rimbursim.

Procedurat  e rimbursimit po konsiderohet si mashtrim ndaj mërgatës dhe si të tilla po bëhet thirrje që kjo pagesë të hiqet fare.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, tha se mërgimtarët janë mashtruar nga Qeveri Kurti, duke shtuar se nga hulumtimet që ka bërë ajo, nga 224 mijë polica të paguara, vetëm 8 mijë mërgimtarë janë kompensuar.

“Absolutisht e them me bindje të plotë bazuar në statistika dhe informata të sakta, e në argumente që mërgimtarët e Republikës së Kosovës janë mashtruar keq e rëndë nga kryeministri Albin Kurti, e them këtë sepse kam hulumtuar të hyrat ose numrin e polisave që kanë paguar mërgimtarët ku janë mbi 224 mijë polisa të paguara, ndërsa janë rimbursuar vetëm 8 mijë, që i bije 3.9 për qind janë rimbursuar, kështu që jo shumica por të gjithë mërgimtarët janë mashtruar nga kryeministri”, tha ajo.

Ajo u shpreh se kjo pagesë duhet të hiqet, e sidomos nga kryeministri Kurti, pasi sipas saj, ai vet e ka dhënë këtë premtim.

“Tani nëse kurrë nuk është dashur të hiqet, nga Albin Kurti duhet të hiqet për shkaka se ka bërë opozitarizëm me vite të tëra me këtë kartë duke i garantuar mërgimtarët tanë se me ardhjen e tij në pushtet ai do ta heq policën e sigurimeve, dhe çfarë bëri krijoj burokraci e procedura edhe më të rënda, ata e paguan policën dhe u kthyen në vendet e tyre siç ka ndodhur rëndom. Ata u mashtruan nga Albin Kurti”, tha Musliu.

Edhe Blerinë Ukshinin nga organizata “Germin”, tha se procedurat e rimbursimit janë burokratike dhe të komplikuara, duke shtuar se për këtë arsye aplikimi për rimbursim ka qenë më i vogël se sa hyrja e veturave.

“Në fakt dallimi prej vitit të kaluar më këtë vit në procedurat e rimbursimit, në këtë rast me atë që direkt është paguar nga shtetit  polica e sigurimit, tregon një paqëndrueshmëri në mese të vendimeve të cilat i ka marr qeveria. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga mërgata dhe parashihet si një problem për shkak të procedurave burokratike të cilat duhet të ndjekin për aplikim dhe rimbursim të pagesës”, tha ajo.

“Kjo është parë si mungesë për mërgatën për shkak se ka pasur disa proceduar që duhet të ndjek dhe nuk kanë qenë shumë praktike për ta sidomos për moshat më të shtyra. E sidomos për të pasur një xhirollogari bankare në Kosovë e që jo të gjithë mërgata e ka një gjë të tillë. Për këtë ka ardhur deri te mungesa e aplikimeve për rimbursim. Aplikimi ka qenë më i vogël se sa hyrja e veturave”, tha ajo.

Ukshini kërkoi që kjo pagesë të hiqet për mërgimtarët si shenjë mirënjohje ndaj tyre.

“Natyrisht që duke marr parasysh kontributin e madh të diasporës për Kosovën do të ishte një lehtësim për ta për të ardhur edhe më shumë në Kosovë dhe për të vizituar familjarët më qenë jemi në prag të festave. Kjo duhet të jetë një vendim i vendosur në këtë rast i Qeverisë e të mos bëhen ndryshime vit pas viti. Do të ishte një lehtësim i madh duke i anashkaluar vonesat e mëdha në kufi. Nëse e krahasojmë numrin e madh të remitancave që hyjnë nga mërgimtarët në Kosovë kjo do të ishte një mirënjohja për ta, anashkalimi i pagesës se polisave”, tha ajo./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

 Koci nga Beogradi: Kam informata se jam i rrezikuar, Mit’hat Llozhani nuk është në gjendje të mirë

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën