TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Masakra e Prekazit u bë kthesë përcaktuese në trajektoren e zhvillimit të luftës sonë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Masakra e Prekazit u bë kthesë përcaktuese në trajektoren e zhvillimit të luftës sonë

“Ka vazhduar me neve. Për secilin prej nesh ka nisur në një moment të caktuar që jo domosdoshmërisht është i njëjtë me tjetrin, por një pikë e përbashkët për të gjithë ne këtu sot është eskalimi i çdo situate tjetër që na bën të kujtojmë gjithmonë më pietet datën e 5 marsit – të fillimit të Epopesë së UÇK-së. Është Masakra e Prekazit e cila u bë kthesë përcaktuese në trajektoren e zhvillimit të luftës sonë çlirimtare të viteve 1998-1999 dhe njëkohësisht edhe në zgjimin e ndërgjegjes ndërkombëtare e të vetëdijes diplomatike botërore”, tha ai.

Kurti ka shtuar se vitit 1998 nuk ka qenë fillimi as për familjen Jashari, sepse siç thotë ai, ata ishin përgatitut prej shumë gjeneratave.

“As për familjen Jashari viti 1998 nuk ishte fillimi. Ata ishin përgatitur prej shumë gjeneratave, prej kur ishte arrestuar baca Shaban në vitin 1952 prej pushtetit të atëhershëm, te demonstratat e vitit 1968 dhe aksionet e bacës Shaban bashkë me Hamëz Jasharin për vendosjen e flamujve kombëtarë në Skenderaj. Pastaj te demonstratat e vitit 1981 në të cilat mori pjesë edhe kryekomandanti Adem Jashari deri te stërvitjet e para ushtarake të vitit 1991 të organizuara në Shqipëri, pastaj te sulmi i parë në Prekaz në dhjetor të vitit 1991, sulmi i dytë në janar të vitit 1998 e deri te Epopeja e UÇK-së. Nëpër këtë trajektore ata ishin përcaktuar për atdheun e tyre, për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit me çdo çmim. Në Epopenë e UÇK-së ata u bënë të përjetshëm”, theksoi Kurti.

Kurti e përmendi edhe të mbijetuarën e vetme të familjes Jashari duke thënë se ajo është simboli i dhimbjes dhe krenarisë për këtë familje që gati u shua krejtësisht për lirinë e Kosovës.

“Një familje e tërë gati u shua si rezultat i luftimeve makabre dhe të pabarabarta. Tanke, mitralozë e ushtarë që sulmonin nga larg familjarë të armatosur me shpresën për liri dhe me armët që kishin krijuar vetë. E vetmja e mbijetuar e familjes Jashari, nga kjo masakër, që ka arritur të tregojë ngjarjen si e ka parë me sytë e saj është vajza e kryekomandantit Adem Jashari, Besarta. Si e mbijetuara e vetme Besarta na kujton tmerrin dhe dhimbjen, por edhe kurajon dhe krenarinë, që bart ajo, familja e saj dhe të gjithë ne si shqiptarë”, shtoi kryeministri Kurti. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje të thella që s’do të shuhet kurrë

Presidentja Osmani thotë se i ka bindur 20 shtete ta tërheqin çnjohjen e Kosovës

MPJD: Reagimi i Serbisë për memorandumin trepalësh shkelje e Marrëveshjeve të Brukselit

Pritet intesfikim i marrëveshjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit

Situata në vend si pasojë e vërshimeve, AME: Reshjet e borës zbusin rrezikun

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”

Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”

Një gruaje – shtetase e huaj i vidhen para dhe dokumente

Një gruaje – shtetase e huaj i vidhen para dhe dokumente

Zëvendësambasadori gjerman takohet me Jasharin, flasin për të ardhmen e FSK-së

Zëvendësambasadori gjerman takohet me Jasharin, flasin për të ardhmen e FSK-së

Osmani rikthen fjalimin në OKB: Drejtësi e fakte përballë propagandës serbe

Osmani rikthen fjalimin në OKB: Drejtësi e fakte përballë propagandës serbe

Prej sot polica kufitare do të jetë falas për mërgimtarët

Policia e Kosovës e kap me drogë në kufi të riun nga Shqipëria

Arrestohet pronari i një lokali në Skenderaj, u kap duke luajtur poker me 14 persona

Arrestohet pronari i një lokali në Skenderaj, u kap duke luajtur poker me 14 persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën