Rahoveci bën gara në Grupin A të ligës së parë dhe pas 14 javëve e gjen vetën në pozitën e tretë me 25 pikë, tri më pak se lideri Feronikeli 74.
Megjithatë, kjo skuadër po përballet me vështirësi pasi që stadium i tyre nuk është licencuar dhe ata nuk kanë mundësi që t’i zhvillojnë ndeshjet në atë terren.
FFK përmes një njoftimi ka njoftuar zyrtarët e klubit se kanë konstatuar që stadium “Jahja Danuza” nuk ka kushte për t’u zhvilluar futboll dhe se ndeshjet aty pezullohen deri në përmirësimin e kushteve.
Rahoveci nuk është skuadra e vetme që po përballet me problem të stadiumit, sepse edhe disa skuadra në Superligë kanë probleme me terrenet e tyre dhe duhet t’i zhvillojnë ndeshjet në terrene tjera.