Sipas Arifit, kjo marrëveshje është pothuajse e njëjta me marrëveshjen që u refuzua ditën e hënë, prandaj sipas tij, Qeveria ka krijuar drama të panevojshme.
“Marrëveshja e targave është pozitive në sensin e asaj që të paktën nuk do të kemi drama dhe tensione në veri në vazhdim. Por, nëse e shikojmë nga një perspektivë tjetër, është e njëjta marrëveshje që ka qenë të hënën, po ashtu është pothuajse e njëjta kërkesë që kanë kërkuar SHBA-të para 1 nëntorit. Pra, në një farë mënyre Qeveria Kurti ka krijuar drama e aventura të panevojshme, sepse tani i kemi serbët jashtë institucioneve në veri. Pra, u krijua një katrahurë e panevojshme”, tha Arifi në emisionin “Infonata”.
Madje, Arifi konsideron se Qeveria e Kosovës ka shkuar të mbajë bisedime me tradhtarët e kombit. Pasi siç tha ai, Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në një farë mënyre janë shpallur antishqiptarë.
“Kjo tregon që kjo Qeveri nuk është serioze dhe nuk besoj se do i marrë më askush seriozisht të paktën në Arenën Ndërkombëtare”, tha tutje Arifi.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat.
Në një postim në Tëitter, Borrelli bëri të ditur se Serbia nuk do lëshojë targa me emërtimet e qyteteve të Kosovës, e Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve./reve1.info./
https://teve1.info/lajmet/arrihet-marreveshja-per-targat/