Në një postim në Twitter, Bislimi nuk dha detaje të tjera, përcjell teve1.info
“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar ai.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat.
Në një postim në Twitter, Borrelli bëri të ditur se Serbia nuk do lëshojë targa me emërtimet e qyteteve të Kosovës, e Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. /Teve1.info/
After today's agreement, we should continue our intensive talks on the proposal of EU, backed by Germany and France, for full normalization of relations. https://t.co/iQHv97Hqgk
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) November 23, 2022