TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Situatë e qetë mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Situatë e qetë mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës

Gazetari i Tëvë1, Arton Rama në një lidhje direkte për Edicionin Special bën të ditur se ka forca të shtuara të KFOR-it, EULEX-it dhe karabinierëve italianë të pozicionuar në pjesët kryesore në Mitrovicë të Veriut.

Policia e Kosovës nuk do të nis as sot shqiptimin e gjobave për serbët që nuk kanë ndërruar targat ilegale në RKS. Kjo pas kërkesës së bërë mbrëmë nga SHBA-ja drejtuar Qeverisë së Kosovës për ta shtyrë këtë vendim për 48 orë.

Kërkesën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka pranuar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se është i lumtur të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme.

Faza e gjobitjes në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës ishte paraparë të nis nga 21 nëntori, po që ishte shtyrë për një ditë më vonë, për shkak të vizitës së Kurtit të dielën në Bruksel, për një “takim urgjent” që kishte ftuar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje në Bruksel, Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 22 nëntor do nis me shqiptimin e gjobave.

Në takimin trepalësh Borrell- Kurti-Vuçiq, përfaqësuesi i lartë i BE-së, tha se kishte propozuar që Qeveria e Kosovës të shfuqizojë vendimin, ndërsa Serbia të ndalë së lëshuari tabela për serbët në veri të Kosovës. Pas takimit, ai në një konferencë për media tha se palët nuk u pajtuan duke shprehur zhgënjimin e tij. Madje i tha se shumë me i zhgënjyer u nda me Kosovën pas qëndrimit të kryeministrit Kurti.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës tha se ai kishte pranuar propozimin e Borrell, por që kishte kërkuar që të nisin diskutimet për planin franko-gjerman dhe normalizimin e raporteve me Serbinë dhe njohjen reciproke. Por, sipas Kurtit, Borrell refuzoi diçka të tillë.

Edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq tha se ishin të gatshëm ta pranojnë propozimin e Borrell.

Vendimi për targat ishte paraparë që të hynte në fuqi më 1 nëntor, por Qeveria e Kosovës kishte shkallëzuar këtë vendim, pas kërkesës së SHBA-së dhe BE-së për shtyrje të afatit deri në 10 muaj.

Sipas këtij vendimi, nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit, nga 21 nëntori për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pas nga 21 janari do të kemi targa provuese për tre muaj të tjerë deri më 21 prill.

Nga 21 prilli nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ambasadori Antonini: Italia dhe Kosova ndajnë ideale të përbashkëta

​Ambasadori Antonini: Italia dhe Kosova ndajnë ideale të përbashkëta

Apeli kthen në rivendosje vendimin për konfirmimin e aktakuzës ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës

Apeli kthen në rivendosje vendimin për konfirmimin e aktakuzës ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës

Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje për patrullime të përbashkëta në sezonin turistik 2026

Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje për patrullime të përbashkëta në sezonin turistik 2026

AIP apelon partitë politike të respektojnë privatësinë e qytetarëve gjatë zgjedhjeve

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama fton në dialog publik protestuesit e Zvërnecit

Hamza në Viti: Qytetarët numërojnë centët, qeveria numëron votat që synon t’ua marrë

Hamza në Viti: Qytetarët numërojnë centët, qeveria numëron votat që synon t’ua marrë

Shërbimi Korrektues i Kosovës renditet ndër pesë më të mirët në Evropë

Shërbimi Korrektues i Kosovës renditet ndër pesë më të mirët në Evropë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën