TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministria e Mbrojtjes reagon pas raportimeve se ushtarët e FSK-së nderuan të rënët serb

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministria e Mbrojtjes reagon pas raportimeve se ushtarët e FSK-së nderuan të rënët serb

Në njoftim thuhet se Togu i Gradës Ceremoniale ka marrë pjesë  në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francez dhe gjerman gjatë Luftës së Parë Botërore gjatë viteve 1914-1918.

“Në lidhje me lajmin e publikuar nga disa medie se gjoja Togu i Gardës Ceremoniale ka bërë nderime për të rënët serb të vitit 1912, sqarojmë se nuk është e vërtetë. Me datën 11.11.2022, Togu i Gardës Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së, me ftesë të Ambasadës franceze dhe Ambasadës gjermane, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francez dhe gjerman, gjatë Luftës së Parë Botërore, në periudhën 1914-1918”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se pllakat përkujtimore të të rënëve të këtyre dy kombeve, janë të vendosur në një hapësirë të përbashkët me pllakën e të rënëve serb të vitit 1912-1918, por që si ngjarje në periudhë kohore e as me aktivitetin në fjalë nuk kanë asnjë lidhje.

Ndryshe, Garda Ceremoniale e FSK-së më 11 nëntor ka marrë pjesë në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës e organizuar nga Amasada Gjermane dhe ajo Franceze në Prishtinë.

E disa media vendore kanë raportuar se në këtë ceremoni janë nderuar ushtarët serbë që pushtuan Kosovën, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me lajmin e publikuar nga disa medie se gjoja Togu i Gardës Ceremoniale ka bërë nderime për të rënët serb të vitit 1912, sqarojmë se nuk është e vërtetë. Me datën 11.11.2022, Togu i Gardës Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së, me ftesë të Ambasadës franceze dhe Ambasadës gjermane, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francez dhe gjerman, gjatë Luftës së Parë Botërore, në periudhën 1914-1918.

Pllakat përkujtimore të të rënëve të këtyre dy kombeve, janë të vendosur në një hapësirë të përbashkët me pllakën e të rënëve serb të vitit 1912-1918, por që si ngjarje në periudhë kohore e as me aktivitetin në fjalë nuk kanë asnjë lidhje.

Theksojmë edhe njëherë se Togu i Gardës Ceremoniale ka marrë pjesë si formacion mbështetës i Ambasadës franceze, nën organizimin e tyre, me qëllim nderimin e ushtarëve të rënë francez dhe gjerman.

Pozicionimi fizik i gardistëve tanë është imponuar nga pozita e pllakave memoriale dhe platosë përkatëse, dhe në asnjë formë nuk nderohen të rënët serb.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK nderojnë gjithmonë vetëm popujt mbrojtës të vlera të lirisë, paqes dhe demokracisë dhe assesi ata që kanë qenë faktor destabilizues në secilën etapë dhe autorë të krimeve e terrorit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Rivarrosen eshtrat e Sinan Dautit, 9-vjeçari i vrarë gjatë luftës

Rivarrosen eshtrat e Sinan Dautit, 9-vjeçari i vrarë gjatë luftës

Kusari: Të angazhuar për të qenë urë lidhëse mes institucioneve dhe bizneseve

Kusari: Të angazhuar për të qenë urë lidhëse mes institucioneve dhe bizneseve

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë

Homazhe për dëshmorët në Prishtinë, nderohet Zahir Pajaziti dhe sakrifica për liri

Homazhe për dëshmorët në Prishtinë, nderohet Zahir Pajaziti dhe sakrifica për liri

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën