Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit në sfidën që i takon xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll. Pikët e plota janë tejet të rëndësishme për dy skuadrat, pasi që kërkojnë një vend që siguron daljen në Evropë.
Dy ekipet kanë krijuar një rivalitet të madh viteve të fundit dhe një sfidë tejet interesante në pret në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’. Llapi në këtë sfidë futet e motivuar pas fitores 1-4 në udhëtim te kampioni në fuqi, derisa Gjilani pas barazimit 1-1 në derbin ndaj Dritës.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Idrizi, Emini, Krasniqi, Fernando, Bianor, Rivera, Kurtaj, Selimi, Alidema, Fazliu.
Gjilani: Koliçi, Beqja, Krivanjeva, Jashari, Halili, Musolli, Ramadani, Dabiqaj, Zeka, Solomon, Zabërgja.