TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Receta me mjaltë për rregullimin e fluksit të oksigjenit në mushkëri

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
1
A A
Receta me mjaltë për rregullimin e fluksit të oksigjenit në mushkëri

Ndër to ishte edhe mjalti, i cili sipas studimeve duhej përdorur krahas xhenxhefilit për të trajtuar kollën, një prej simptomave të infeksionit.

Të pyetur nga AgroWeb.org, ekspertë të një prej kompanive më të mëdha të mjaltit në Shqipëri, mjaltit Morava shprehen se vetitë e forta antibakteriale të mjaltit kanë shtyrë konsumatorët të rrisin kërkesën e tyre për këtë produkt. Merrni një këshillë se si mund të përdorni në mënyrë efikase mjaltin në këto kohë ku shëndeti është më i rrezikuar ndaj sëmundjeve.

Mjaltë me xhenxhefil, kombinimi më natyral dhe efikas kundër kollës

Ekspertët e mjaltit Morava na tregojnë se përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi. Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa. Një kombinim tjetër efikas kundër kollës është ai i mjaltit, xhenxhefilit dhe piperit të zi. Ky kombinim është natyralisht çlirues dhe anti inflamator dhe rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri. Xhinxheri dhe mjalti mund të konsumohen në formën e tonikut apo shurupit. Kjo arrihet duke krijuar një përzierje të të dy ingredientëve duke i holluar pak me ujë. Ky lëng i vjen në ndihmë aparatit tretës për shkak të vlerave fantastike të xhenxhefilit. Për më tepër, si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksidante, dhe si rrjedhojë rrisin fuqinë e sistemit imunitar. Mjafton një lugë me tonik mjaltë dhe xhenxhefil që njerëzit që kanë një sistem tretës të dobët, të ndihen më mirë.

Përgatitja është mjaft e thjeshtë.

Zieni 500 ml ujë dhe shtoni xhinxherin e prerë në feta të holla. Rreth 10 cm gjatësi rrënjë xhinxheri është e mjaftueshme. Xhinxheri vlon në ujë për 5-7 minuta dhe më pas hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet pak. Shtohet rreth 200 gr mjaltë dhe pasi të ftohet e gjithë përzierja mund të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet çdo ditë. Të konsultuar me ekspertët e mjaltit Morava, AgroWeb ju këshillon që në ditët kur ndjeni dobësi fizike dhe imuniteti është në rënie, një gjysëm gote nga ky shurup do të mjaftojë që ju të rifitoni energji dhe forcimin e organizmit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto shenja tregojnë se keni probleme me veshkat

Këto shenja tregojnë se keni probleme me veshkat

Studim: Pirja e duhanit shkakton rënie të flokëve dhe thinja të parakohshme

Studim: Pirja e duhanit shkakton rënie të flokëve dhe thinja të parakohshme

Studimi: TikTok dhe Instagram dëmtojnë trurin!

Studimi: TikTok dhe Instagram dëmtojnë trurin!

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Gjyqtarit Nuza i besohet finalja e Kupës së Kosovës

Gjyqtarë nga Kosova në duelin Sigma – Celje

Basketboll, “Dardanët” nisin përgatitjet për duelin me Shqipërinë

Basketboll, “Dardanët” nisin përgatitjet për duelin me Shqipërinë

Pas shkarkimit të Kelmendit nga KPK, Ambasada Amerikane kërkon respektimin e ligjeve

Pas shkarkimit të Kelmendit nga KPK, Ambasada Amerikane kërkon respektimin e ligjeve

25 minuta mjaftuan, Muci në formacionin e javës në Turqi

25 minuta mjaftuan, Muci në formacionin e javës në Turqi

Radoniqi dhe ambasadorja kanadeze, Blitt flasin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Radoniqi dhe ambasadorja kanadeze, Blitt flasin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Bislimi në Berlin, pritet nga Ministri gjerman për Evropë, Gunther Krichbaum

Bislimi në Berlin, pritet nga Ministri gjerman për Evropë, Gunther Krichbaum

Figura të shquara hebre bëjnë thirrje ndaj OKB-së dhe BE-së për të sanksionuar Izraelin

Raporti i institutit më të lartë kërkimor gjerman: Mbi 100,000 persona të vrarë në luftën e Gazës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën