Shala në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se edhe Kosova duhet ta marrë “për zemër” kërkesën e SHBA-së që të shtyhet vendimi i targave.
“Që situata të shtensionohet është që ne në koordinim me Shtetet e Departamentit Amerikan që të kërkohet të vazhdojnë presionin politik në Beograd dhe njëherë e përgjithmonë të heqin dorë nga presioni që i bëhen komuniteteve që kanë punuar në institucione përkatëse dhe në anën tjetër Kosova ta merr për zemër kërkesën e tyre që të tërhiqet vendimi sa i përket targave”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, 21 nëntori është dita kur do të ketë veprime të strukturave paralele në veri të cilët do të tentojnë të sulmojnë institucionet.
“Çështja e targave që është një teknike është shndërruar në kontekst politik dhe këtë është duke e kërkuar Beogradi. Çështjen e targave jemi duke e diskutuar në instancat më të larta. Të kalojmë këtë element esencial, ku kjo arrihet që ne të rikthehemi në pikën zero dhe të merret për bazë kërkesa eksplicite nga SHBA që të mos krijohen situata të palakmueshme, të cilat sipas tyre ka mundësi të eskalojë sepse 21 nëntori është dita ku do të presim veprime konkrete të strukturave paralele në pjesën veriore të cilët do të tentojnë të bllokojnë rrugët kryesore, do të tentojnë të sulmojnë institucionet atje”, tha Shala. /Teve1.info/