TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Greva kombëtare në Belgjikë do të paralizojë të gjithë vendin nesër

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Greva kombëtare në Belgjikë do të paralizojë të gjithë vendin nesër

Greva kombëtare në Belgjikë do të paralizojë të gjithë vendin, më shumë se 200 fluturime nga aeroporti i Brukselit tashmë janë anuluar, ndërsa nga sonte priten probleme në trafikun hekurudhor.

Sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve nuk arritën një marrëveshje për lëvizjen e pagave dhe shpërndarjen e zarfit social brenda “Grupit të Dhjetëve” të hënën, tha presidenti i Konfederatës së Ndërmarrjeve Belge, Bart de Smet.

Sindikatat tregojnë se refuzojnë “bllokadën e pagave” në këtë periudhë krize dhe veçanërisht theksojnë se marzhet bruto të kompanisë ishin “historikisht të larta” në gjysmën e parë të vitit.

Nga ana tjetër, organizatat e punëdhënësve i referohen një situate dramatike për kompanitë për shkak të indeksimit automatik të aplikuar në Belgjikë, që do të thotë se rritja e pagave vjen pas rritjes së inflacionit.

“Situata po përkeqësohet dita-ditës, kompanitë tona janë në një situatë gjithnjë e më të vështirë dhe të gjitha sinjalet janë të kuqe”, shpjegon Peter Timmermans, drejtor i përgjithshëm i Federatës së Kompanive Belge.

Për shkak të grevës kombëtare të planifikuar për nesër, linjat ajrore kanë anuluar paraprakisht 55 për qind të fluturimeve të planifikuara për të mbërritur ose nisur nga aeroporti i Brukselit, tha zëdhënësja e aeroportit Nathalie Pierrrd të hënën pasdite.

Bëhet fjalë për pak më shumë se 200 fluturime.

Bllokuar do të jenë edhe hekurudhat, ndërkaq priten ndërprerje që në mbrëmjen e sotme nga ora 22:00.

Punëtorët e hekurudhave ankohen për “përkeqësimin e kushteve të punës”, mungesën e “punësimit thelbësor për të ruajtur mirëqenien e stafit” dhe bëjnë thirrje për “financim përkatës të misioneve të shërbimit publik”.

Rrjeti i transportit publik në Bruksel do të ndërpritet seriozisht për shkak të një greve kombëtare, ka paralajmëruar kompania e transportit të Brukselit.

Prandaj, shumë autobusë, tramvaje dhe metro do të qëndrojnë në platforma./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën