TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lirohen nga akuza në rigjykimin e dytë kryeinspektori i MMPH-së dhe katër inspektorë të Prizrenit të akuzuar për korrupsion

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lirohen nga akuza në rigjykimin e dytë kryeinspektori i MMPH-së dhe katër inspektorë të Prizrenit të akuzuar për korrupsion

Shpallja e aktgjykimit është bërë nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij nuk është provuar se të njëjtit të kenë kryer veprat penale të cilat u vihen në barrë sipas aktakuzës së PSRK-së.

Shpenzimet e procedurës bien në llogarinë e mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil.

“Ky është verdikti i gjykatës, ju e dini që për këtë çështje penale është vendosur njëherë me aktgjykim nga kjo gjyaktë, Gjykata e Apelit për shkak të një gabimi teknik që është lëshu në dispozitivin e aktgjykimit, çështjen e ka kthy në rivendosje e ne kemi vendos prapë për çështjen edhe arsyet pse e ka kthy Gjykata e Apelit janë për shkak se gjykimi për këtë çështje ka përfunduar në një afat shumë të shpejt kohor dhe kanë mëndu që ju kanë shkel të drejtat e palëve në procedurë”, shtoi në fund gjykatësi Shala.

Ndryshe, pas ankesës të ushtruar nga prokuroria, Gjykata e Apelit herën e parë më 25 janar 2022 e kishte kthyer rastin në rigjykim për shkak të shkeljeve esenciale procedurale.

Kjo çështje pasi është kthyer në rigjykim, të akuzuarit Halimi, Bytyqi, Musliu, Krasniqi dhe Daka ishin liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mirëpo, me arsyetimin se gjykata ka përfunduar shqyrtimin e rigjykimit brenda një kohe shumë të shkurtër dhe rrjedhimisht ka humbur kuptimin e mbajtjes së seancës, Apeli për herë të dytë e ka kthyer çështjen sërish në rishqyrtim.

Në vendimin e Gjykatës të Apelit, thuhet se procedura e shqyrtimit gjyqësor në rishqyrtim është e shkurtë deri në atë masë, sa që e ka cenuar esencën e seancës të shqyrtimit gjyqësor duke humbur kuptimin e mbajtjes se saj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të ngritur më 18 nëntor 2019, Bedri Halimi duke punuar si kryeinspektor i Inspektoratit të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kompetent për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional “Sharri” në Prevallë, me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me vendimin e ministrit të MMPH-së Nr.34/13 të datës 15 nëntor 2013, me të cilin urdhërohet rrënimi i objekteve pa leje brenda Planit Rregullues Urban në Parkun Nacional, në atë mënyrë që edhe pse e ka hartuar planin për zbatimin e urdhëresës në 4 faza, atë nuk e ka përmbushur.

Sipas aktakuzës, në fazën e parë ishin rrënuar 180 objekte, në fazën e dytë nga 28 vendime për rrënim, janë zbatuar vetëm 20, duke mbetur edhe 8 vendime të pazbatuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama thotë se një “koalicion i gjerë” do të bëhet së shpejti në kryeqytet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën