TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

87 zyrtarë policorë të arrestuar, e për mbi 100 rekomandohet suspendimi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
87 zyrtarë policorë të arrestuar, e për mbi 100 rekomandohet suspendimi

Pas dy aksioneve në lokacione të ndryshme, Inspektorati Policor i Kosovës në pranga vuri disa prej tyre, nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Por, krye- sindikalisti i Policisë së Kosovës, Imri Zeqiri aksionin “Pika1 dhe Pika2”, e quan ‘spektakël’, kjo pasi sipas tij shumica e zyrtarëve policor kanë dalë të pafajshëm.

“Nga grupi i parë 20 zyrtarë i ke të lirum në procedura tjera, në këtë grupin e dytë prej 26, 14 prej tyre i ke të lirum në procedura tjera, kanë shku në shpi, dmth nuk qenkan aq të rrezikshëm sa me bo një arrestim aq spektakular”, tha Zeqiri.

Megjithatë, Zeqiri shprehet i shqetësuar, kjo pasi shumica nga ta janë të suspenduar për shkak të hetimeve.

“Jemi mjaft të shqetësuar, me të vetmen arsye se sa ka prova bazike ose me dyshim të bazuar, sa ka siguru prova për të gjithë këta zyrtarë policorë për të cilët kanë rekomanduar suspendim dhe i kanë nën hetim”, shtoi ai.

Madje ai vë në pikëpyetje qëllimin e IPK-së për aksionet e fundit, duke konsideruar se në këtë formë po dëmtohet imazhi i policisë së Kosovës.

“Ku e kanë qëllimin e tyre? A është qëllimi i tyre me i shkatërru një institucion apo me ia humb imazhin një institucioni policor e me tregu veten se po bëjnë diçka?”, u shpreh Zeqiri.

Ndërsa sipas njohësit të sigurisë, Bedri Elezi, një situatë e rëndë është pikërisht në Inspektoriat.

“Institucionet tona të sigurisë janë me të vërtetë në gjendje të rëndë dhe ka një përpjekje për të ndryshuar situatën. Mund të themi që situatë e rëndë është poashtu në Inspektoriatin e Policisë së Kosovës, neve si Institut kemi informacione që ka zyrtarë të IPK-së të cilët duket që janë të përfshirë në vepra të ndryshme dhe dyshohet që po shantazhojnë policët të cilët eventualisht nuk bashkëpunojnë me ta për çështje kriminale”, tha Elezi.

Në tre muajt e fundit, Inspektoriati i Policisë së Kosovës arrestoi 87 zyrtarë policorë, ndërkaq ka dhënë rekomandimin për suspendim të 107 zyrtarëve policorë dhe një stafi civil në kuadër të PK-së.

Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përfshihen Policia dhe njësia K9

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përfshihen Policia dhe njësia K9

Sveçla mungon sërish në seancën për gazin lotsjellës

Sveçla mungon sërish në seancën për gazin lotsjellës

Dhuna në familje, koordinimi ndërinstitucional lë boshllëqe kritike

Kapiteni i Llapit transferohet në Rusi

Kapiteni i Llapit transferohet në Rusi

KB Peja ndahet me trajnerin amerikan

KB Peja ndahet me trajnerin amerikan

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

Dhuna në familje, koordinimi ndërinstitucional lë boshllëqe kritike

Dhuna në familje, koordinimi ndërinstitucional lë boshllëqe kritike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën