TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

8 vatra zjarri aktive në Shqipëri, 533 forca në terren, helikopterë dhe dy avionë Air Tractor

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
8 vatra zjarri aktive në Shqipëri, 533 forca në terren, helikopterë dhe dy avionë Air Tractor

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 120 efektivë të FA-së, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Dajt, Tiranë, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Priskë, Farkë dhe zonat përreth, ndërhyrja e 30 forcave të MZSH-së me 6 mjete ka bërë të mundur vendosjen e zjarrit nën kontroll.

Në Krujë, vijon puna në vatrat e Abazes dhe Zidollit. Ndërhyrjet e forcave nga toka, të mbështetura gjatë ditës së djeshme edhe nga ajri, kanë ndihmuar në normalizimin e situatës. Në Zidoll po punohet për izolimin dhe fikjen e plotë të zjarrit, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë, Dibër, vijon një nga operacionet kryesore. Hapja e korridoreve me mjete dhe forca ka penguar përparimin e zjarrit drejt banesave. Sot operacioni vijon me forcat në terren, të mbështetura nga 50 efektivë të FA-së, 2 avionë Air Tractor dhe 1 autobot uji.

Në Qafë Helmes, Bulqizë-Selishtë, operacioni vijon me mbështetjen e 20 efektivëve të FA-së. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër vijon puna për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura në Lufaj, Dardhë dhe pyjet e Tërbunit. Ndërkohë, një zhvillim pozitiv është regjistruar në Përmet, Trojë, Qukës dhe Paulesh, ku vatrat janë shuar plotësisht, si rezultat i punës së forcave operacionale./TCh/

Tags: helikoptereShqiperivatra zjarri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti izolohet në Infektiv

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti izolohet në Infektiv

Trump rrugës për në Kinë, pas më pak se 24 orësh qëndrimi në Filipine

Trump rrugës për në Kinë, pas më pak se 24 orësh qëndrimi në Filipine

Nufi takon Maqedoncin në Bruksel: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nufi takon Maqedoncin në Bruksel: Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Dita e 171-të e protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një person

Dita e 171-të e protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një person

Sulmohet një zyrtar i Gjykatës Themelore në Gjilan gjatë kryerjes së detyrave zyrtare

Sulmohet një zyrtar i Gjykatës Themelore në Gjilan gjatë kryerjes së detyrave zyrtare

Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin Zekaj, Rrahmani akuzon për politizim

Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin Zekaj, Rrahmani akuzon për politizim

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

Arrestohet polici në Ferizaj, IPK rekomandon suspendimin e tij nën dyshimet për bixhoz ilegal dhe armë

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti izolohet në Infektiv

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti izolohet në Infektiv

Reshjet e borës në zonat malore, kjo është gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare

Reshjet e borës në zonat malore, kjo është gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare

BE-ja nuk pritet t’i kërkojë menjëherë Serbisë njohjen e Kosovës, Wesslau: Dialogu duhet të rikthehet

BE-ja nuk pritet t’i kërkojë menjëherë Serbisë njohjen e Kosovës, Wesslau: Dialogu duhet të rikthehet

Trump rrugës për në Kinë, pas më pak se 24 orësh qëndrimi në Filipine

Trump rrugës për në Kinë, pas më pak se 24 orësh qëndrimi në Filipine

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën