TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

784 raste të pickimit të rriqrave në Malishevë

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
784 raste të pickimit të rriqrave në Malishevë

Është dita e 14-të e spërkatjes.

E këtë të martë, destinacion i ekipit dezinfektues ishte fshati Dragobil i komunës së Malishevës.

Kjo për shkak të përhapjes së rriqrave në të gjitha fshatrat e kësaj komune.

“Rrezik është prej pickimit të rriqrave se ka do rriqna që janë të infektuara. Ka kërkesa në të gjitha fshatrat me shku po nuk po mujmë me i mbërri shkaku i buxhetit, veç 17-18 fshatra përfshihen në spërkatje” tha Dalip Halitaj, operator për dezinfektim.

Kështu, deri më tash në Malishevë janë evidentuar 784 raste të pickimit të rriqrave.

“Prej fillimit të këtij viti janë të evidentuar në QKMF në Malishevë gjithsej 784 raste dhe momentalisht jemi duke bërë dezinfektimin nga toka të zonave endemike në komunën e Malishevës. Operatori ekonomik e ka të nënshkruar të bëjë trajtimin e 2500 hektarëve që është shumë pak në krahasim me sa është 30,600 hektarë komplet territori i komunës së Malishevës apo 39 vatra endemike”, tha Halit Mazreku, zyrtar për emergjenca në Komunën e Malishevës.

Shqetësim për komunën e Malishevës mbetet repelimi i kafshëve.

“Një aktivitet shumë i rëndësishëm është repelimi i kafshëve të cilën AUV nuk po bën tri vitet e fundit. MSH dhe M. e Bujqësisë nuk po e kryejnë qe katër vite…”, tha Mazreku.

Por nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se kanë mbetur peng i një vendimi nga Gjykata për të vazhduar punën e repelimit të kafshëve.

“Ne tani jemi në proces të përfundimit final të një kontrate e cila nuk është zhvilluar që ka nisur në vitin 2019 dhe për shkaqe që ka pasur mungesë të bordit në OSHP dhe është rikthy disa herë në rivlerësim dhe tani ka shkuar edhe në Gjykatë dhe jemi duke pritë për një vendim eventual nga gjykata se çfarë duhet të bëjmë ne si autoritet, se a mund të vazhdojmë me një kontratë të re apo duhet të presim ende. Ministria dhe AUV-i janë të interesuar të ndihmojnë përsëri Malishevën dhe banorët e kësaj zone ku janë të prekur”, deklaroi Lamir Thaçi nga AUV.

Megjithatë,  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk ka pasur fluks të madh të rasteve të pickimit të rriqrave.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë fluks të jashtëzakonshëm, kemi aty këtu ndonjë kërkesë të qytetarëve. Rreziku është permanent sepse dihet që rriqrat ose kërpushat bartin sëmundje. Tek ne është karakteristikë bartja e infeksionit me ethe hemorragjike e cila deri në vitin 2014 ka qenë shumë e pranishme dhe ka pasur raste që kanë përfunduar me fatalitet”, tha infektologu Arben Vishaj.

Në Komunën e Malishevës që nga paslufta nga ethet hemorragjike kanë vdekur 18 persona.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Politikani shqiptar në Amerikë: Për ShBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

Nimani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të sjellë njohje të reja

Nimani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të sjellë njohje të reja

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

“InfoNata” 19.02.2026

“InfoNata” 19.02.2026

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën