TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

by teve1
1 muaj ago
1
A A
72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Qytetarë e aktivistë u mblodhën sot në protestën e 72-të radhazi kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec, ndërsa thirrjet dhe parullat janë të njëjta me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e asaj që e cilësojnë kastë të vjetër politike.

Protestuesit u mbodhën në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më tej përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Me pankarta dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, rishikimin e ligjit zgjedhor, si dhe largimin e asaj që e cilësuan “kastë e vjetër politike”.

Nga foltorja e improvizuara para Kryeministrisë, protestues të ndryshëm përsëritën kërkesat ndërsa kërkuan edhe zgjerimin e tyre.

Një protestues i bëri thirrje atyre njësive bashkiake që parashikohen të shkrihen nga reforma territoriale, që të ndjekin shembullin e Poliçani dhe të djegin teserat e PS.

Aktivisti Edison Lika tha se kjo protestë përfaqëson një rezistencë mbarëkombëtare dhe se kërkesa kryesore mbetet e njëjtë që prej ditës së parë, dorëheqja.

“Bashkohemi përsëri në shesh në ditën e 72-të të kësaj proteste, më të bukurën që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Bashkohemi sot në ditën e 72-të të kësaj rezistence mbarëkombëtare dhe kërkojmë edhe sot, si ditën e parë, dorëheqje”, u shpreh Lika.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë protestuesit u shpërndanë duke marshuar në disa rrugë të kryeqytetit.

Ajo që nisi si një reagim ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, gjatë më shumë se 70 ditëve të protestës është shndërruar në një lëvizje me kërkesa të drejtpërdrejta politike.

Më pas, protestuesit vijuan me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, sipas itinerarit të ndjekur edhe në organizimet e mëparshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Dy persona vriten nga sulmi me dronë rusë në kufirin Ukrainë-Moldavi, thonë zyrtarët

Dy persona vriten nga sulmi me dronë rusë në kufirin Ukrainë-Moldavi, thonë zyrtarët

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën