TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

7 vjet burg shoferit që shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy persona në Gjakovë

by teve1
9 muaj ago
2
A A
7 vjet burg shoferit që shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy persona në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur dënim me 7 vjet burgim ndaj të pandehurit K. P., për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” që rezultoi me fatalitet.

Vendimi u mor nga gjyqtari Samedin Cena në Departamentin e Përgjithshëm, ka njoftuar Gjykata Themelore e Gjakovës, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës, më 30 qershor 2022 rreth orës 12:05 në lagjen Dardania në Gjakovë, K. P. duke drejtuar automjetin Volkswagen Golf, kreu kthim të pasigurt nga e djathta në të majtë përball marketit “E.”, duke i marrë përparësinë ambulancës së QKMF-së në Gjakovë, e cila vinte me drita vezulluese dhe alarm. Për pasojë, autoambulanca goditi automjetin e tij, që më pas u përplas me makina të tjera, duke shkaktuar rrokullisje dhe dëme të mëdha materiale.

Si rezultat tragjik, në aksident humbën jetën S. Gj. më 1 korrik 2022 dhe M. S. më 5 korrik 2022. Në autoambulancë mbetën të lënduar rëndë A. A., Z. D. dhe F. B., të cilët morën trajtim mjekësor sipas ekspertizës.

Gjykata vendosi gjithashtu dënim plotësues për të pandehurin: ndalim për drejtimin e automjetit për 3 vite pas vuajtjes së dënimit me burg. Koha e kaluar në paraburgim nga 30 qershori 2022 deri më 21 nëntor 2023 i llogaritet në dënim.

K. P. u obligua të paguajë edhe shpenzimet e procedurës në shumën 1700 euro. Për kërkesat pasurore juridike të dëmtuarve, palët janë udhëzuar të vazhdojnë kontestin në rrugë civile.

Palët kanë të drejtë ankese në 30 ditë nga marrja e aktgjykimit me shkrim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën