TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

7 gushti afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, LDK pezullon bisedimet, LVV e gatshme për takime

Lidhja Demokratike e Kosovës po synon që ta mbyll Kuvendin e jashtëzakonshëm, para 7 gushtit, kur është afati i fundit për formimin e institucioneve. Tash për tash, bisedimet me Vetëvendosjen për këtë çështje, mbesin të pezulluara

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
0 1
A A

Më 10 korrik, u takuan në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten e LDK-së për Presidente, Vjosa Osmani, diskutuan për më shumë se dy orë për formimin e institucioneve.

Por, këto zhvillime, të paktën për një kohë do të ndërpriten.

Kjo pasi në zyret e LDK-së, u deponuan 148 nënshkrime të delegatëve të partisë, të cilët po duan shkarkimin e kryetarit Abdixhiku.

Prandaj, çështja e formimit të institucioneve, do ta nxitoj edhe LDK-në në përgatitjet për Kuvendin e jashtëzakonshëm.

“Mendojmë që është me urgjencë, prandaj punët janë duke u kryer shpejt në mënyrë që të verifikohet kërkesa, të verifikohen delegatët dhe të bëhen të gjitha përgatitjet për Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”

Afati i fundit për thirrjen e seancën konstituive të Kuvendit, është 7 gushti.

Për t’i shmangur zgjedhjet e reja, në Vetëvendosje thonë se janë të gatshëm që t’i vazhdojnë takimet.

“Ne përpiqemi maksimalisht. Jemi aktiv e konstruktiv për takime dhe bashkëbisedime, të hapur e të sinqertë për marrëveshje. Shpresojmë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe të na çojë në zgjedhje përsëri”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

Në të njëjtën ditë të takimit me Abdixhikun e Osmanin, Kurti priti në takim edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Megjithatë, Hamza bëri të ditur se qëndrimi i PDK-së është qëndrimi në opozitë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Mbi 34 për qind e qytetarëve kanë votuar në Preshevë deri në orë 18:00

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën