TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​6 kompani dorëzuan ofertat për ndërtimin e implantit solar 100 megavatësh

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​6 kompani dorëzuan ofertat për ndërtimin e implantit solar 100 megavatësh

Pas tri shtyrje të afatit të aplikimit për ndërtimin e implantit solar prej 100 megavatësh në Kosovë, sot Ministria e Ekonomisë ka bërë hapjen publike të ofertave pas përmbylljes me sukses të procesit ofertues për Ankandin e Parë Solar Foltovoltaik prej 100 megavatëve.

Gjashtë kompani nga vende të ndryshme si Kosova, Turqia, Franca dhe Egjipti dorëzuan ofertat e tyre për ndërtimin e implantit solar prej 100 megavatësh në Kosovë, proces ky që u realizua në prani të komisionit vlerësues.

Ndërkaq, gjatë javëve në vijim komisioni vlerësues i përbërë nga Ministria e Ekonomisë, ajo e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe operatorit të transmisionit KOSTT do të vlerësohet oferta kundrejt kërkesave minimale financiare, profesionale dhe teknike siç janë përcaktuar në ankand.

Pas hapjes së ofertave, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media tha se gjashtë kompani dorëzuan ofertat e tyre për ndërtimin e implantit solar në Kosovë.

Rizvanolli theksoi se gjatë procesit përmes përgjigjeve në më shumë se dhjetë raunde të sqarimeve, janë siguruar në udhëheqjen e një procesi të drejtë dhe të hapur ku të gjitha palët janë të mirë informuara.

“Pas një pune intensive në përzgjedhje të lokacionit, krijim të kushteve optimale, përgatitje të kujdesshme të dokumentacionit të ankandit, sot shpalosëm 6 kompani ose konsorciume që kanë dorëzuar ofertat e tyre për ndërtimin e implantit solar në Kosovë, të parit në Kosovë prej 100 megavatësh…Kompanitë ose konsorciumet që kanë aplikuar janë si në vijim, konsorciumi ‘Çalik Limak’ Turqi, “Notus Energy’ Kosovë, ‘Akuo Energy SAS’ Francë, ‘Elswedy Electric’ Egjipt, ‘Guris Insaat Muhendinshik’ Turqi dhe konsorciumi ‘Orllati’ me kompani të tjera në Kosovë. Gjatë procesit përmes përgjigjeve në më shumë se dhjetë raunde të sqarimeve jemi siguruar që të udhëheqim një proces të drejtë dhe të hapur ku të gjitha palët janë të mirë informuara. Deri tani, me përkrahjen e USAID-it kemi zhvilluar një proces të drejtë konkurrues me transparencë…Gjatë javëve në vijim komisioni vlerësues i përbërë nga anëtarë të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe operatorit të transmisionit KOSTT do të vlerësohet oferta kundrejt kërkesave minimale financiare, profesionale dhe teknike siç janë përcaktuar në dosjen e ankandit”, tha Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli tha se në fazën e dytë do të organizohet një ankand elektronik ku kompanitë do të kenë mundësinë të ulin çmimin e tyre fillestar, duke garuar me njëra-tjetrën, derisa shtoi se fitues do të shpallet ofertuesi që ka dorëzuar çmimin më të ulët në përmbyllje të E-ankandit të kësaj faze.

Ajo potencoi se ky është vetëm projekti i parë në vazhdën e projekteve për dy vitet në vijim, për çka tha se planifikojnë që të zhvillojnë procedura konkurruese për ndërtim të Burime të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) prej 950 megavatëve në vlerë 1.2 miliard euro në total.

“Në fazën e dytë do të organizohet një ankand elektronik ose E-ankand ku kompanitë ose konsorciumet e planifikuara do të kenë mundësinë të ulin çmimin e tyre fillestar duke garuar me njëra tjetrën dhe në fund ofertuesi që ka dorëzuar çmimin më të ulët në përmbyllje të E-ankandit të fazës së dytë do të shpallet fitues. Pranimi i këtyre ofertave sot nga investitorë serioz dhe me eksperiencë në fushën e energjisë së ripërtërishme duke përfshirë edhe kompani serioze nga vendi e nga diaspora na bënë tejet të lumtur dhe e shohim si një rezultat e dëshmi të punës së palodhshme të Ministrisë së Ekonomisë, por jo vetëm…Ky është vetëm projekti i parë në vazhdën e projekteve në dy vitet në vijim, ku planifikojmë të zhvillojmë procedura konkurruese për ndërtim të kapaciteteve të BRE-ve prej 950 megavatëve në vlerë prej 1.2 miliard euro në total”, tha Rizvanolli.

Ndërkaq, Rizvanolli pasi u pyet nga gazetarët se pse është shtyrë tri herë afati i aplikimit për këtë projekt, tha se për herën e tretë ka ndikuar sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, për çka theksoi se disa kompani kanë planifikuar të tërhiqen për shkak të pa sigurisë.

Ndërsa, për dy herët e tjera tha se ka pasur kërkesa nga se kompani të caktuara për kohë shtesë, në mënyrë që të bëjnë përgatitjen e dokumentacioneve për aplikim/KP/

Tags: hapja e ofertesndertimi i impianit solar
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku përballë kërkesës për shkarkim: Do të hyj në Kuvend me bindje, qetësi dhe besim

Abdixhiku takon ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Abdixhiku takon ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Gjykata rihap shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte: Dëshmitarja nuk dha dëshmi në Institutin për Krime Lufte

“375 mijë euro” – Sulmi në Ibër-Lepenc, dëshmojnë në Gjykatë inxhinieri dhe eksperti i ADN-së

“375 mijë euro” – Sulmi në Ibër-Lepenc, dëshmojnë në Gjykatë inxhinieri dhe eksperti i ADN-së

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

LDK cakton datën e Kuvendit – Fati politik i Abdixhikut të enjten në peshoren e LDK-së

Pentagoni: Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i luftës me Iranin në shkurt

Pentagoni: Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i luftës me Iranin në shkurt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën