TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

6 destinacione të mrekullueshme ku interneti nuk ekziston!

by teve1
4 muaj ago
0
A A
6 destinacione të mrekullueshme ku interneti nuk ekziston!

Në një botë ku interneti ka depërtuar kudo, është gjithnjë e më e vështirë të shkëputesh plotësisht.

Por, ende ekzistojnë vende që i shpëtojnë rrjetit dhe ofrojnë një luks të rrallë: lidhjen e plotë me natyrën.

Ekspertët theksojnë se një pushim pa sinjal është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes, për të rifituar fokusin, kreativitetin dhe qetësinë mendore.

Serian Camps, Kenia dhe Tanzania

Në këto kampe safari nuk do të gjeni Wi-Fi. Për pronarët, përvoja e safarit duhet të mbetet personale, e paprishur nga nxitimi për të ndarë foto në rrjete sociale. Vizitorët udhëtojnë për të parë botën e egër nga afër dhe për të përjetuar një shkëputje të vërtetë.

Mali i Pamirit, Taxhikistan

Ky rajon i egër e malor, përgjatë autostradës M-41, është një nga udhëtimet më të jashtëzakonshme në botë. Mes liqeneve të kaltër, komuniteteve nomade dhe rrënojave të lashta, turistët gjejnë jo vetëm histori e kulturë, por edhe një zonë të tërë pa internet.

American Prairie Reserve, Montana (SHBA)

Rezervati natyror prej mbi 500 mijë hektarësh ofron peizazhe të pafundme, yje dhe faunë të pasur, nga bizonët te drerët. Për një përvojë krejtësisht offline, vizitorët mund të të vendosin çadrat në zemër të natyrës.

Wadi Dana Trail, Jordani

Një segment i Jordan Trail pa asnjë sinjal interneti, që të çon drejt qytetit të lashtë Petra. Udhëtarët kalojnë lugina e kanione me biodiversitet të pasur dhe shpesh zgjasin qëndrimin me netë të kaluara në shkretëtirën e Wadi Rum, ku gjithashtu nuk ka Wi-Fi.

Rezerva e Tigrave Corbett, Indi

Pas portave të parkut, interneti zhduket. Në këtë habitat të mbrojtur vizitorët mund të shohin elefantë, arinj të zinj apo edhe të dëgjojnë gjëmimin e tigrit bengalez. Akomodimi bëhet në shtëpitë historike në pyje ose në eco-lodge buzë lumit Ramganga.

Shtegu Laugavegur, Islandë

Një nga itinerarët më të famshëm të vendit, që nis me burime të nxehta në Landmannalaugar dhe kalon nëpër fusha lave, para se të zbresë në luginën e gjelbër Þórsmörk. Pa Wi-Fi në pjesën më të madhe të rrugës, shtegu të ‘detyron’ t’u japësh të gjithë vëmendjen akullnajave, lumenjve dhe kafshëve të egra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

​Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

Osmani pas pritjes vjetore të korit diplomatik: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara

Osmani pas pritjes vjetore të korit diplomatik: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara

MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

MAShT merr vendim për rishikim të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për klasat nga 1 deri 9

Ambasada amerikane për dialogun strategjik: Rifillimi i dialogut varet nga hapat konkretë të Kurtit për de-përshkallëzimin e tensioneve

Ambasada amerikane përgëzon Kosovën për anëtarësim në Bordin e Paqes

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

Rinumërohen mbi 80 për qind e votave

Prokuroria me aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Prokuroria me aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe drogë

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe drogë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën