TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bosch: Po i bëhet shumë presion Kosovës në raport me Serbinë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch,shprehet i befasuar për mënyrën se si Perëndimi është duke e toleruar Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit deklaroi se i takon Serbisë të hartojë një draft-statut për krijimin e Asociacionit pavarësisht se ndërmjetësuesit e këtij procesi deri më tani kanë kërkuar nga Kosova ta bëjë një gjë të tillë.

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Bosch: Po i bëhet shumë presion Kosovës në raport me Serbinë

Ndërmjetësuesit e procesit të dialogut po presin nga Kosova që të paraqes edhe zyrtarisht një draft-statut për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Mirëpo, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një intervistë për një medium serb deklaroi se Prishtina nuk ka asnjë autoritet që të propozojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit.

Madje, Vuçiq i sugjeroi të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që të rilexojë se çfarë është shkruar në marrëveshjet e Brukselit, para se t’i kërkojë Kosovës një draft-statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Sipas të parit të Serbisë, vetëm një ekip i përbërë nga serbët është kompetent për hartimin e një draft statuti të tillë.

Njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi, vëren ndryshime në retorikën e Vuçiqit për shkak të problemeve të brendshme më të cilat po ballafaqohet ai.

Kurse, Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, thotë është i befasuar për mënyrën se si Perëndimi po i toleron këto deklarata të Vuçiqit, ndërsa në anën tjetër Kosova po përballet me presione të jashtëzakonshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Për një periudhë të gjatë Kosova është nën presion për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Gjatë kohës sa kam shërbyer si ambasador në Kosovë, i kam sugjeruar liderëve shtetëror që ta zbatojnë më shpejtë këtë marrëveshje në përputhje me ligjet e Kosovës, por kjo nuk ka ndodhur. Megjithatë shikoni tani deklaratat e Presidentit serb, dhe se si ai po tolerohet nga komuniteti ndërkombëtar. Ai me fillim e bëri të qartë se ka vija të kuqe pavarësisht se e nënshkroi marrëveshjen e Ohrit, e mos të flasim për shumë marrëveshja të tjera që nuk i ka respektuar Serbia. Pra ka shumë presion mbi Kosovën, por e njëjta nuk mund të thuhet për palën tjetër. Kosova në asnjë formë nuk duhet të lejoj një Asociacion me kompetenca ekzekutive”, thotë ai për Tëvë 1.

Ndërkaq Profesori, Abit Hoxha, thotë se këto deklarata të Vuçiq-it duhet të merren me rezerva, sepse, sipas tij, i takon Kosovës ta propozojë një draft-statut për Asociacionin.

Televizioni ka pyetur Bashkimin Evropian lidhur me deklaratat e fundit të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por nga blloku evropian kanë refuzuar të kthejnë një përgjigje.

Tags: AsociacioniBEKosovaSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

“InfoNata” 05.08.2026

“InfoNata” 05.08.2026

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën