Procesi i deklarimit të pasurisë në Kosovë ka përfunduar për zyrtarët publikë.
Ky obligim për zyrtarët publikë realizohet në tri etapa: me marrjen e detyrës, me përfundimin e saj, si dhe përmes deklarimit të rregullt vjetor për vitin paraprak.
Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, këtë vit mbi 10 mijë e 350 zyrtarë kanë qenë të detyruar të bëjnë deklarimin e rregullt të pasurisë.
Autoritetet kanë paralajmëruar se menjëherë pas skadimit të afatit, do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk e kanë përmbushur këtë obligim.
Gjatë vitit të kaluar, janë shqiptuar më shumë se 130 gjoba për vonesa në deklarim, përfshirë edhe zyrtarë të nivelit të lartë.
Nga agjencia është bërë thirrje që të gjithë zyrtarët ta respektojnë këtë proces, duke theksuar se transparenca është kyçe për ruajtjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike./teve1.info/







