TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

561 pacientë kanë pësuar infarkt për 3 muaj, shumë nga ta edhe 30 vjetarë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
561 pacientë kanë pësuar infarkt për 3 muaj, shumë nga ta edhe 30 vjetarë

Kjo sëmundje po prek dhe 30-vjeçaret, pavarësisht se është me e përhapur tek moshat e shtyra. Si shkak për rritjen e numrit të personave me atak kardiak dyshohet se është edhe COVID-i por edhe i nxehti.

Që nga fillimi i këtij viti, mbi 3 mijë pacientë kanë qenë të shtrirë në këtë klinikë si pasojë e sulmeve kardiake dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare, ndërsa mbi 100 pacientë kanë humbur jetën.

Pacientet që trajtohen më së shumti nga sulmet kardiake janë ata mbi moshën 60-vjecare, mirëpo nuk përjashtohen edhe të rinjtë. Ndërsa problem në Klinikën e Kardiologjisë mbetet mungesa e shtretërve.

Fisnik Hima, kardiolog në QKUK, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se ka rritje të numrit të rasteve me infarkt, pasi që ka pranime të pacienteve nga e gjithë Kosova.

“Në tre muajt e fundit të këtij viti, kemi pas gjithsej 561 pacientë me infarkt akut të miokardit që i bie që kanë qenë rreth 187 pacientë në muaj me infarkt, pra gjashtë apo shtatë pacientë me infarkt në ditë… Sa i përket gjashtë muajve të vitit 2022, kemi pas pacientë me ditë të mjekimit, gjithsej ditë mjekimi 13,339 ditë, të shtrirë i kemi pas 3,009 pacientë, përfshirë edhe pacientet me sëmundje të tjera kardiovaskulare. Si dhe për gjashtë muaj numri i pacienteve fatkeqësisht të vdekur ka qenë 105 pacientë. Dita-ditës po kemi rritje të numrit të pacienteve me infarkt sepse kemi pranime të pacienteve nga të gjitha rajonet e Kosovës”, theksoi Hima.

Hima ka thënë se kanë nevojë për numër më të madh të shtretërve.

“Kemi një kapacitet prej 75 shtretërve në Kliniken e Kardiologjisë për momentin, që do të thotë që kemi akoma nevojë për një numër më të madh të shtretërve, sepse rritja e pacienteve me infarkt akut të miokardit por edhe me sëmundje të tjera kardiovaskulare është në rritje e sipër, dhe krahasuar me vitin e kaluar kemi pas rritje me të madhe… Ndoshta në muajt e verës rritet pak numri për shkak të nxehtësisë së madhe që mbretëron në trevat tona”, tha ai.

Ndërkaq sipas doktor Himes, gjinia mashkullore ka qenë më e takuar me sulme kardiake. Të përfshirë në sulme kardiake janë edhe personat në moshë të re, si dhe nga personat të cilët në dukje janë të shëndetshëm, mirëpo mund t’u ndodhë një sulm kardiak i papritur, i cili mund të rezultojë edhe me vdekje.

“Infarkti prek të gjitha moshat, pa kursyer të dy gjinitë… Ndoshta gjinia mashkullore ka qenë pak më e shumë e atakuar sesa gjinia femërore… Kemi pas numër më të madh të rasteve te pacientët mbi moshën 65-vjeçare, mirëpo nuk do të thotë që nuk po kemi raste edhe të pacienteve të rinj, kemi edhe pacient të moshës 30 apo 35-vjeçare që vinë me infarkt akut të miokardit… Pacientët që vijnë me infarkt akut të miokardit nuk do të thotë që vinë me dhimbje, kemi pacientë që vijnë edhe pa dhimbje gjoksi, por edhe kanë përjetuar infarkt të miokardit. Zakonisht këta pacientë i nënshtrohen procedurave të kornografisë urgjente dhe disa prej tyre stentohen, disa prej tyre mbesin për ri-vaskularizim kardiokirurgjik. Por ndodhë që edhe pas infarktit akut të miokardit shumica e pacienteve ndihen mirë, por ka edhe raste kur kemi përkeqësim të gjendjes”, tha ai.

Ndërkaq sipas tij në rritjen e numrit të rasteve mund të këtë ndikuar edhe COVID-i, porse ende nuk ka të dhëna të sigurta që e mbështesin këtë tezë.

“Numri më i madh është rritur, ndoshta mund të ketë ndikuar pak edhe COVID-i, mirëpo nuk jemi të sigurtë për atë, ende nuk kemi të dhëna te sigurta se a ka ndikuar apo jo, mirëpo do të thotë ka ndikuar po ashtu si duket edhe kushtet atmosferike”, tha ai.

Ndërkaq doktor Hima ka shtuar se me kontrolle të shpeshta dhe të rregullta të kardiologu, pacientet mund të bëjnë parandalimin e infarktit./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën