SHBA-ja ka ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm të hënën për të ulur numrin e vaksinave të rekomanduara për secilin fëmijë.
Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi menjëherë, ku prej tash, Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, do t’u rekomandojnë fëmijëve të vaksinohen vetëm kundër 11 sëmundjeve.
Ajo që nuk rekomandohet më gjerësisht është mbrojtja kundër gripit , rotavirusit, hepatitit A, hepatitit B, disa formave të meningjitit ose RSV, raporton Associated Press.
Në vend të kësaj, mbrojtjet kundër këtyre sëmundjeve rekomandohen vetëm për grupe të caktuara që konsiderohen me rrezik të lartë, ose kur mjekët i rekomandojnë ato në atë që quhet “vendimmarrje e përbashkët”.
Zyrtarët e administratës Trump thanë se ky ndryshim i rregullave, një veprim i kërkuar prej kohësh nga Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. , nuk do të rezultojë në humbjen e aksesit ndaj tyre nga familjet që duan vaksinat dhe thanë se sigurimi do të vazhdojë të paguajë.
Shtetet, jo qeveria federale, kanë autoritetin për të kërkuar vaksinime për fëmijët e shkollës, ndërsa kërkesat e CDC-së shpesh ndikojnë në këto rregullore shtetërore.
Ndryshimi vjen ndërsa normat e vaksinimit në SHBA kanë rënë dhe pjesa e fëmijëve me përjashtime ka arritur një nivel rekord, sipas të dhënave federale.











