TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sllovakët marrin masa që biletat mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

by tëvë1
1 muaj ago
0
A A
Sllovakët marrin masa që biletat mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Kishte bërë bujë skena në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë, në mbrëmjen e 15 nëntorit. Pasi Fisnik Asllani shënoi në minutën e gjashtë për epërsinë 1:0 të Kosovës ndaj Sllovenisë, festuan shumica e 15 mijë shikuesve në stadium. Dhe shumica ishin shqiptarë – mbështetës të Kosovës.

Federata e Futbollit e Sllovenisë ishte angazhuar që të pamundësonte atë skenë, përkatësisht që tifozët e Kosovës të mos ishin shumicë në një ndeshje të Sllovenisë si vendase. Por pikërisht ajo ndodhi. Tifozët e Kosovës ia dolën të sigurojnë shumicën e biletave. Një pjesë të konsiderueshme të tyre i blenë në treg të zi, madje edhe në Kroaci, me çmim dukshëm më të lartë se çmimi zyrtar.

Kosova ndeshjen e ardhshme e luan më 26 mars ndaj Sllovakisë në Bratislavë. Është tjetër ndeshje shumë e rëndësishme. Madje edhe më e rëndësishme se ajo në Lubjanë. Është gjysmëfinalja e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026 në futboll.

Federata e Futbollit e Sllovakisë tashmë ka vënë në shitje biletat. Dhe ka marrë masat që biletat të mos përfundojnë te tifozët e Kosovës. Se sa do t’ia dalë do të shihet vetëm në mbrëmjen e 26 marsit. Por është thuajse e pamundur që në Sllovaki të ketë mbështetës të Kosovës sa kishte në Slloveni.

Në Sllovaki numri i shqiptarëve është dukshëm më i vogël se në Slloveni. Edhe vendet përreth Sllovakisë nuk është që shquhen për numrin e madh të shqiptarëve.

Masat që morën sllovakët po ashtu mund të zvogëlojnë numrin e mbështetësve të Kosovës, përkundër interesimit të madh që do të jetë për ndeshje. Sllovakët po i shesin biletat më shumë se tre muaj para ndeshjes.

Nga Kosova qasja në faqen e internetit ku shiten biletat nga federata sllovake nuk është fare e mundur.

“Shitja nuk lejohet. Na vjen keq, shitja e biletave nuk është e mundur në regjionin tuaj”, shkruan në web-faqe, nëse ajo provohet të hapet nga Kosova.
Faza e parë e shitjes së biletave, ajo për “tifozët vendas të regjistruar deri më 4 dhjetor”, nisi që më 5 dhjetor. Ndërkohë nga 10 dhjetori nisi shitja e biletave “për publikun e përgjithshëm nga Sllovakia”. Pra bileta mund të blejnë vetëm shtetasit sllovakë. Biletat kanë çmim prej 19 euro deri në 220 euro, sa kushtojnë ato për zonën VIP.

Për të blerë biletë, regjistrimi në sajtin “vstupenkysfz.sk” është i detyrueshëm. Qasja në këtë sajt nga Kosova nuk është e mundur. Një person i regjistruar në këtë faqe mund të blejë deri në pesë bileta.

“Para se të konfirmohet pagesa, është e nevojshme që të shtypet kodi i aktivizimit që dërgohet me SMS në një numër celulari sllovak. Biletat shiten me emër, mbiemër, datë të lindjes dhe adresë të secilit posedues të saj. Do të ketë kontrollim të dokumenteve të identifikimit gjatë hyrjes në stadium pasi të dy ndeshjet janë të rrezikshmërisë së lartë”, shkruan në njoftimin e federatës sllovake.

Stadiumi Nacional në Bratislavë, ku luhet ndeshja, ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulëseve. Pesë për qind të biletave u takojnë tifozëve të Kosovës.

Për ndeshjen me Slloveninë, bileta zyrtare për tifozët mysafirë, përkatësisht të Kosovës, FFK-ja nuk nxori fare në shitje.

Me gjithë masat e sllovakëve, është lehtë e mundur që në stadium të ketë më shumë mbështetës të Kosovës se limiti prej 5 për qind sa lejohet për mysafirët.

Kosova do ta kërkojë fitoren në Bratislavë për të siguruar finalen e plejofit. Nëse fiton, finalen e luan më 31 mars në “Fadil Vokrri”, ndaj Turqisë apo Rumanisë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drita prezanton Grezdën

Drita prezanton Grezdën

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Muslija shkëlqen në fitoren e Dusseldorfit

Barcelona monitoron Ron Raçin

Barcelona monitoron Ron Raçin

Buzëqesh Bayerni, Musiala kthehet nga lëndimi pas gjashtë muajsh

Buzëqesh Bayerni, Musiala kthehet nga lëndimi pas gjashtë muajsh

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët të shtunën

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën