TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

51 ditë nga zhdukja e Xhafer Raçit, ende asnjë gjurmë – familjarët kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët

Xhafer Raçi, nga dy korriku rezulton të jetë i zhdukur. Për javë të tëra, përkundër kërkimeve, nuk ka ende asnjë gjurmë të tij, me ç’rast, Policia dhe familja kanë kërkuar bashkëpunim me qytetarët, për çdo informacion që mund të kenë në lidhje me 78 vjeçarin nga Prishtina.

by Florijeta Dernjani
1 muaj ago
2 0
A A

Këto janë pamjet ku Xhafer Raçi shihet për herë të fundit.

Që nga dy korriku, nuk ka asnjë gjurmë të 78-vjeçarit nga Prishtina.

51 ditë, janë shumë për vëllaun e tij, Beqirin.

“Me anë të kamerave të rrugëve përkatëse, ne kemi ardhë tek pika përfundimtare e datës dy korrik, rreth orës 13:00, në rrugën “Qëndresa” rruga që çon për Butovc. Atje i ka lanë papuçet edhe aty është pa për herë të fundit dhe nga ai moment, prej dy korrikut ora 13:00 deri më sot, na nuk kemi asnjë informacion tjetër, asnjë lajm tjetër, asnjë pistë tjetër, asnjë shenjë tjetër se në çfarë drejtimi ka ecë”, deklaroi Beqir Raçi.

Xhafer Raçi vuan nga sëmundja e harresës, por vëllau i tij thotë se kjo ishte hera e parë që ai u largua nga shtëpia pa dijeninë e familjarëve të tjerë.

“Hera e parë dhe e rastësishme që ka dalë, edhe me siguri është e pavetëdijshme. Ai sipas disa informatave që i kemi dhe nga ana e kamerave shihet se ai ka tentu m’u kthy tek udhëkryqi i Matiqanit”, theksoi ai.

Për 78-vjeçarin, Policia në bashkëpunim me Shoqatën e Kërkim Shpëtimit ka zhvilluar disa herë kërkime për Raçin.

Ata kërkojnë bashkëpunim me qytetarët që të lajmërohen tek organet e rendit për çdo informacion që mund të kenë.

Familja Raçi përkundër kohës së kaluar, nuk i ka të shuara shpresat se do ta gjejnë familjarin e tyre.

“Kurrë, asnjëherë nuk i humbim shpresat se do të vijmë deri tek një rezultat dhe do ta gjejmë atë. Për fatin e tij, veç Zoti e di në çfarë gjendje mundet me qenë. Por, 51 ditë ankth, dhimbje edhe pasiguri janë të mëdha për ne si familje për familjarin tonë të humbur”, përfundoi Beqir Raçi.

Për çdo informacion, familja Raçi ka lënë edhe numra kontakti që të lajmërohen personat që kanë ndonjë informacion për 78-vjeçarin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku, 18 persona arrestohen

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku, 18 persona arrestohen

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë

Një shtetasi të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë

Sot protestohet në disa qytete të Evropës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot protestohet në disa qytete të Evropës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Shtetasi sllovak i kërcënon me armë dy kosovarë në Ferizaj

Një person është vetëplagosur me armë zjarri në Ferizaj

Përfshihet nga zjarri edhe një garazhë në Livoç të Ulët, digjet një veturë

Përfshihet nga zjarri edhe një garazhë në Livoç të Ulët, digjet një veturë

Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

Sonte përballja Austri – Kosovë

Vëllai rrah motrën në Prishtinë, i dyshuari është në arrati

Vëllai rrah motrën në Prishtinë, i dyshuari është në arrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën