TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

5 vjet më parë vrau një person në Ferizaj, i pandehuri dënohet me 16 vjet burgim

by TËVË 1
4 vjet ago
0
A A
Paraburgim 1 muaj ndaj Z.Z., i dyshuar për dhunim

Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktvendim dënues ndaj të pandehurit A.R., pasi që i njëjti dyshohet se pesë vjet më parë ka kryer veprën penale “Vrasja”.

Trupi gjykues të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 16 viteve, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë në këtij aktgjykimi, raporton teve1.info.

“I pandehuri A.R., është shpallur fajtor se më datë 28 shkurt 2018 në magjistrale Ferizaj – Prishtinë, përballë një kafiterie në Ferizaj, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.H., në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshje që kishin lidhur me një veturë, të njëjtit mirrën vesh të takohen tek një kafiteri në Ferizaj, në të cilën janë ulur së bashku rreth një tavoline, ku në lokal kanë qenë F.R. (babi i të pandehurit) A.R.1. dhe A.R.2. (vëllezërit e të pandehurit) D.K., dhe i ndjeri B.H., me ç’rast gjatë bisedës që kishin në mes tyre janë revoltuar dhe ka filluar fyerja reciproke mes tyre dhe pastaj brenda në lokal ka filluar edhe konflikti fizik në mes tyre”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje thuhet se: “babai i të pandehurit e nxjerr jashtë tani të ndjerin B…, për ta qetësuar situatën, mirëpo i njëtji e  godet babain e të pandehurit me kokë në pjesën e hundës dhe e rrezon ne tokë, atëherë i pandehur afrohet tek banaku i lokalit dhe merr revolen të cilën e vendos në brez dhe së bashku me vëllezërit e tij, dalin jashtë lokalit dhe fillon rrahja para lokalit, atëherë B…, fillon të ik në anën e kundërt të magjistrales, kurse te pandehurit vrapojnë pas tij, ndërsa i pandehuri A.R., nxjerr pistoletën nga brezi dhe shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, me ç’rast njëra predhë e godet ne pjesën e nën gjurit të këmbës së majtë, kurse predha tjetër në regjionin e shpinës duke dalur në buzën e poshtme të gojës, e cila shqyen arterien karotide të majtë, kurse i ndjeri rrezohet në skaj të rrugës dhe në gjendje të shtrire i pandehuri së bashku me  babain dhe vëllezërit e tij, fillojnë ta godasin me shqelma në të gjitha pjesët e trupit duke i shkaktuar lëndime trupore, kurse si pasojë e gjakderdhjes i ndjeri B.H., ndërron jetë në vend të ngjarjes”.

Sipas Gjykatës, të pandehurit A.R., me aktvendim të veçantë i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jomë gjatë se dënimi i shqiptuar sipas aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Tags: 16 vjet burgimGjykata Themelore ne Ferizajvrasja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zemaj: Protestat do ta detyrojnë Qeverinë të marrë përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën