TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Von Cramon: Bojkoti i orkestruar nga Beogradi i papranueshëm

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Von Cramon: Ka disa vendime jo të zgjuara nga kjo qeveri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka komentuar zgjedhjet që u mbajtën të dielën në katër komunat me shumicë serbe në veri.

Von Cramon përmes një postimi në Twitter ka shprehur keqardhje për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje teksa ka dënuar frikësimin e të gjithë atyre që kanë dashur të kandidojnë apo votojnë, shkruan teve1.info

“Megjithatë, më vjen thellësisht keq që forca kryesore politike në veri të Kosovës, Lista Serbe, ka refuzuar të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe dënoj fuqishëm frikësimin e të gjithë atyre që kanë dashur të kandidojnë apo votojnë të dielën” – ka shkruar Von Cramon.

Po ashtu Von Cramon ka deklaruar se bojkoti i orkestruar nga qeveria serbe dhe frikësimi i liderëve opozitarë serbë janë të papranueshëm dhe bien ndesh me standardet demokratike.

“Pas një shtyrjeje të zgjedhjeve, bojkoti i orkestruar nga qeveria serbe në Beograd, si dhe frikësimi i liderëve politikë opozitarë serbë, janë të papranueshëm dhe bien ndesh me standardet demokratike. Retorika që vjen nga instancat më të larta të Serbisë ndaj zyrtarëve kosovarë është e mjerueshme dhe duhet të ndalet”- deklaroi ajo.

Tutje, raportuesja për Kosovën në PE, ka thënë se kthimi i përhershëm i serbëve të Kosovës në institucione duhet të lehtësohet.

“Vakumi aktual institucional dhe i sigurisë duhet të zgjidhet duke u angazhuar me komunitetin lokal në veri të Kosovës. Kthimi i përhershëm i serbëve të Kosovës në institucione duhet të lehtësohet tani dhe qeveria e Kosovës duhet ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit së Komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

My statement on the Municipal Elections which took place on 23 April in the north of #Kosovo 👇@MiroslavLajcak @EUKosovo @EULEXKosovo pic.twitter.com/3XhOh7U3vJ

— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) April 24, 2023

Kujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit ishte 3.47 përqind./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria në detyrë ndan mbi 255 mijë euro për tekstet e nxënësve në Luginë, miratohen edhe tri vendime

Qeveria Kurti mblidhet të mërkurën  

Roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza

Roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Haxhiu takon kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, diskutojnë bashkëpunimin ndërkufitar

“Këndi i debatit”- 27.10.2026

​Vetëvendosje për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Tulltores: Rama nuk është mbi ligjet e Republikës

​Vetëvendosje për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Tulltores: Rama nuk është mbi ligjet e Republikës

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën