Një person ka vdekur në QKUK, ku aty ishte duke u trajtuar pas lëndimeve të rënda që kishte marrë më 21.06.2023.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët thonë se për vdekjen e personit janë informuar nga QKUK.
“Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, kishte ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia./teve1.info/







