Shqipëria ka bërë hap të madh për tu kualifikuar në evropianin e vitit 2024 i cili do të mbahet në Gjermani, pasi ka mposhtur 2:0 Poloninë në “Air Albania”, të dielën.
Shqipërinë në epërsi me një super gol e kaloi Asani në minutën e 37-të.
Ndërsa, golin e dytë dhe të fitores e shënoi Mirlind Daku në minutën e 62-të, pak minuta pasi hyri në lojë.
Me këtë fitore Shqipëria, kryeson grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Çeka e cila ka një ndeshje më pak. 8 pikë i ka edhe Moldavia nga 5 ndeshje, ndërsa Polonia 6 pikë dhe e fundit Ishujt Faroe me 1 pikë.