TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Masakra e Abrisë një nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit të Serbisë në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Kurti pas takimit me Vuçiq: Mbrojta interesat e Kosovës

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar masakrën e Abrisë së Epërme ku forcat serbe vranë e masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu.

Kurti ka publikuar edhe moshat e viktimave teksa ka thënë se mjafton të shihen moshat e viktimave të masakrës për të kuptuar se sa çnjerëzore ka qenë kjo masakër, shkruan teve1.info

“Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në fshatin Abri e Epërme të Drenasit. Mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm”, ka shkruar Kurti.

Kurti përmes një postimi në Facebok, ka thënë se ky përvjetor i masakrës së Abrisë së Epërme nuk mund të përkujtohet pa Imer Deliun, familjarin i cili ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që ka ndodhur më 26 shtator 1998.

“Çdo vit më 26 shtator, në përvjetorët e masakrës së Abrisë, kujtohem që 23 të vrarët e kësaj masakre nuk mund të përkujtohen pa Imer Deliun, familjarin e gjallë të tyre që jeton mes nesh. Është ai që na ka rrëfyer me shumë dinjitet atë çfarë ndodhi më 26 shtator 1998, ashtu siç ai i pa kur i gjeti kufomat e familjarëve dhe të afërmëve të tij të masakruar nga trupat serbe. Që nga atëherë, dëshmia e Imer Deliut ka mbetur pa u marrë në shqyrtim nga drejtësia ndërkombëtare dhe ende askush nuk është akuzuar për masakrën e Abrisë”, ka shkruar Kurti.

Kurti tutje theksoi se masakra e Abrisë është një nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës.

“E dëshmuar edhe nga media ndërkombëtare, masakra e Abrisë është një nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës. Fotografia e Valmir Deliut djaloshit 2 vjeçar të masakruar, që atë kohë qe botuar nga disa media botërore, sot mund të censurohet nga mediat sociale, aq pamje të rëndë që përmban. Edhe e vetmja e mbijetuar e asaj dite, foshnja 6-javëshe Diturije Deliu që për orë të tëra kishte mbetur e mbytur në gjakun e nënës së saj, do të vdiste dy muaj më pas, më 19 nëntor 1998”, ka shkruar Kurti.

“Lavdi martirëve të masakrës së Abrisë dhe i përmotshëm qoftë përkujtimi i të gjallëve për ta!”, shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

14-vjeçarja theret me thikë në një shkollë fillore të Prizrenit, 12-vjeçari shoqërohet nga policia

Ajazi për Ramiz Lladrovcin: “I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Ajazi për Ramiz Lladrovcin: “I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Ajazi i përgjigjet kritikave të Hoxhajt: Konventa ishte sipas statutit, koha ishte e njëjtë për të gjithë

Ajazi i përgjigjet kritikave të Hoxhajt: Konventa ishte sipas statutit, koha ishte e njëjtë për të gjithë

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Emisioni “Matrix” 17.11.2025

Emisioni “Matrix” 17.11.2025

Emisioni “Info Nata” 17.11.2025

Emisioni “Info Nata” 17.11.2025

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën