TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

498 çanta për fëmijët jetimë – Islamic Relief sjell shpresë dhe mbështetje për fillimvitin shkollor

498 çanta shkollore dhe mjete mësimore janë shpërndarë sot për fëmijët në nevojë nga Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Obiliqi dhe Podujeva, në kuadër të aktivitetit të organizuar nga Islamic Relief Kosova.

by TËVË 1
1 muaj ago
1 0
A A

Rreshta të tërë çantash ishin vendosur këtë të premte në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Gati për t’u shpërndarë te fëmijët në nevojë, 498 çanta nga organizata “Islamic Relief Kosova” ishin mbushur me mjete shkollore për nxënësit nga Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Obiliqi dhe Podujeva.

“Për këtë fillimvit shkollor, jemi duke shpërndarë afërsisht 1500 çanta dhe materiale të nevojshme për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e dhjetë, në gjitha komunat e territorit të Kosovës”, tregoi asistentja e projekteve, Diella Kastrati.

Duke iu drejtuar prindërve dhe stafit, zëvendësdrejtoresha e kësaj organizate foli për rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve.

“Për ne është me rëndësi që ju si prind t’i kushtoni rëndësi fëmijëve tuaj çdo vit, edhe në emër të stafit i cili është i palodhshëm, në emër të donatorëve të cilët i falënderojmë shumë që po bëjnë të mundur çdo vit të realizojmë një projekt të tillë që është shumë i rendësishëm, pasiqë secili prej nesh e dimë që edukimi është baza kryesore për gjeneratat e reja”, tha zëvendësdrejtoresha, Albulena Gashi-Hajrullahu.

Një mesazh për fëmijët pati koordinatorja për ngritjen e fondeve, Rezarta Krasniqi.

“Fëmijë të dashur, edhe une para disa viteve kam qenë njejtë sikur ju edhe e di shumë mirë se si ndiheni mirëpo kisha dashtë me ja u jep një këshillë se asnjë sprovë që vjen prej Zoti nuk duhet me iu ndalë ju duhet të ndjekni andrrat e juve, edhe është me rëndësi për juve që të punësoheni e të shkolloheni”, tha ajo.

E në anën tjetër ,Vlora Mustafa, zyrtare për mirëqenien e fëmijëve jetimë e vuri theksin te mesazhi i ngrohtësisë dhe besimit në të ardhmen.

“Është një shpërndarje jo aq shumë ndihmë praktike, më shumë është një mesazh kujdesi dashurie edhe besimi në të ardhmen e juve e të gjithë fëmijëve të mrekullueshëm. Falënderoj të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë nismë duke fillu prej kolegëve tanë e donatorëve tanë posaçërisht juve nëna e fëmijë të cilëve ju uroj një vit të ri shkollor”.

Në këtë ditë, nënat nuk e fshehën emocionin e tyre.

“Edhe pse kam emocione, jam nëna e Reas ju falënderoj shumë organizatës së Islamikut, donatorëve, faleminderit shumë të cilët i ndihmojnë shumë fëmijët tanë për shkollimin, për jetën, pak me na e lehtësu”, u shpreh nëna përfituese, Nurie Ibishi.

Krejt në fund, një nxënëse recitoi një poezi.

Ky aktivitet ka filluar të zhvillohet për herë të parë në vitin 2014 dhe që nga atëherë, kjo organizatë u qëndron pranë familjeve në nevojë.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ-ja ua ndal afër gjysmë milioni euro partive në emër të gjobave

KQZ mban mbledhje sot nga ora 15:00, ky është rendi i ditës

Detaje nga ShKShMK për rastin në Lybeniq: Nxjerrja e trupit në Lybeniq, operacion i ndërlikuar

Detaje nga ShKShMK për rastin në Lybeniq: Nxjerrja e trupit në Lybeniq, operacion i ndërlikuar

Trendafilova sot në Kosovë, reagon OVL-ja për ardhjen e saj

OVL-UÇK sot mban konferencë për media në Tiranë

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

KQZ-ja ua ndal afër gjysmë milioni euro partive në emër të gjobave

KQZ mban mbledhje sot nga ora 15:00, ky është rendi i ditës

Detaje nga ShKShMK për rastin në Lybeniq: Nxjerrja e trupit në Lybeniq, operacion i ndërlikuar

Detaje nga ShKShMK për rastin në Lybeniq: Nxjerrja e trupit në Lybeniq, operacion i ndërlikuar

Trendafilova sot në Kosovë, reagon OVL-ja për ardhjen e saj

OVL-UÇK sot mban konferencë për media në Tiranë

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën