TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Pensionimi i parakohshëm i zyrtarëve policorë ende nuk është miratuar nga institucionet. Sindikata e Policisë dhe ish-eprorë të saj kërkojnë të miratohet sa më parë ky projektligj pasi që e rinon moshën mesatare të tyre.

by Lindrit Zejnullahu
6 muaj ago
5 0
A A

47 vjeç është mosha mesatare e zyrtarëve policorë në Policinë e Kosovës.

Për të ulur këtë, është kërkuar që të bëhet pensionimi i parakohshëm i tyre në moshën 55-vjeçare.

Kjo është synuar që të bëhet me qëllim që të rinohet mosha e punonjësve të Policisë por edhe efikasiteti i tyre në teren.

Sindikata e Policisë së Kosovës është shprehur se vazhdimisht kanë kërkuar jetësimin e këtij ligji, por që 26 vite nga krijimi i saj ende nuk është bërë kjo.

“Sindikata e Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka bërë kërkesa ndaj të gjitha qeverive lidhur me ligjin për pensionimin e Policisë në moshën 55-vjeçare, duke theksuar se ky duhet të jetë një ligj i veçantë vetëm për pensionimin e Policisë. Edhe sot e kësaj dite nuk ekziston një ligj i tillë, ndërsa ai është mjaft i domosdoshëm që zyrtarët policorë të kenë të garantuar të drejtën e pensionimit në kohë”, tha kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti.

Një nga ish-eprorët e Policisë, thotë se kjo do ta rriste efikasitetin e zyrtarëve policorë në teren dhe do të ndikonte pozitivisht në punën e tyre.

“Vazhdimisht është kërku që të kemi një ligj për pensionimin e parakohshëm për arsye se mosha 55-vjeçare është mosha adekuate ku mund të dalin në pension dhe gjeneratat e vjetra të zëvendësohen me gjenerata të reja në frymë të re, profesionalizëm e teknologji më moderne, por edhe të jenë të aftë aspektin fizik e psikologjik të ballafaqohen me krime e dukuri tjera që ballafaqohen në shoqëri”, tha nënkoloneli në pension, Refki Morina.

Se çfarë po ndodhë me këtë projektligj, tëvë1 ka pyetur edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe menaxhmentin e Policisë së Kosovës.

Por, deri në publikimin e kronikës asnjëra nga këto institucione nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Në Kuvend opozita kishte dërguar një projektligj të tillë, por që nuk ishte votuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën