TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Profesori britanik: Një formë autonomie për serbët në këmbim të njohjes

nga Shpat Blakcori
2 vjet më parë
0
A A
Profesori britanik: Një formë autonomie për serbët në këmbim të njohjes

Profesori nga London School of Economics, James Ker Lindsay, në një intervistë për tëvë1, thotë se Kosova duhet ta pranojë Asociacionin që t’i japë shkas SHBA-së dhe BE-së t’i bëjë presion Beogradit që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por si zgjidhje më të mirë po e sheh shkëmbimin e territoreve.

Krerët shtetëror të Kosovës kanë akuzuar Serbinë se e ka orkestruar sulmin ndaj policisë së Kosovës në veriun e vendit, ku mbeti i vrarë edhe rreshteri Afrim Bunjaku.

Mirëpo, Bashkimi Evropian dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar janë në pritje të rezultatit të hetimeve. Ngjashëm shprehet edhe profesori nga London School of Economics, James Ker Lindsay.

Ai nuk e përjashton mundësinë që forca të tjera pa miratimin e Vuçiqit të jenë përfshirë në sulmin terrorist.

“Shumë njerëz po thonë se Serbia fshihet prapa ngjarjes së Banjskës ku u sulmua policia e Kosovës, por mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm para se të nxjerrim këso përfundime sepse hetimet janë akoma duke vazhduar. Para se të ndodhte kjo ngjarje, me muaj të tërë ka pasur tensione në pjesën veriore të Kosovës dhe natyrisht që banorët lokal kanë qenë në një pozitë shumë të vështirë. Ka ende shumë të pa thëna, megjithatë nuk e besoj se Vuçiqit i ka konvenuar kjo ngjarje në Banjska, këtu lehtësisht mund të kenë qenë përfshirë forca të tjera brenda Serbisë ndoshta edhe të shërbimeve sekrete. Nuk do të guxoj të them se atë sulm e ka autorizuar qeveria e Serbisë”, është shprehur James Ker-Lindsay, profesor në LSE.

Ker-Lindsay, thotë se Kosova duhet ta kuptojë rëndësinë e një marrëveshje politike me Serbinë.

Sipas tij, Perëndimi është duke bërë përpjekje serioze që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës por që qasja e kryeministrit Kurti, sipas bindjeve të tij, nuk po ndihmon në këtë proces.
“Nga jashtë po vlerësohet se zgjidhja më e arsyeshme në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ishte që kjo e fundit ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe Kosova ta pranoj një formë autonomie për komunitetin serb. Tani ka shumë pritje që Kosova do të bëjë hapa para për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kjo lëvizje e Kosovës do t’i hapte rrugë amerikanëve dhe evropianëve që t’i bëjnë presion Beogradit që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Kosova duhet ta kuptojë rëndësinë e një marrëveshje me Serbinë, sepse ka kohë që ka stagnuar në arenën ndërkombëtare. Duhet ta kuptoni, ju pëlqeu ose jo, Serbia është një aktor kyç në Ballkanin Perëndimor. Shtetet perëndimore po bëjnë përpjekje serioze që Serbia ta njoh Kosovën, por qasja e kryeministrit Kurti po i vështirëson gjërat, dhe Perëndimi është i zhgënjyer me të sepse ai nuk po e kupton dinamikën më të gjerë të zhvillimeve”, tha profesor Lindsay.

Megjithatë profesori britanik e sheh një zgjidhje tjetër më të logjikshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë gjithnjë e kam thënë se zgjidhja më e mirë në mes të dyja vendeve do të ishte shkëmbimi i territoreve. Është shumë e qartë se një pjesë e madhe e serbëve të Kosovës dëshirojnë të bashkohen me Serbinë, ndërsa shqiptarët në lindje të Serbisë nuk do të mendonin dy herë për t’u bashkuar me Kosovën. Pra për mua kjo do të ishte zgjidhja më e logjikshme”, u shpreh Lindsay.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për dallim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur gatishmëri që ta nënshkruaj marrëveshjen e Ohrit.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se asnjëherë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti sonte në një darkë pune pret në takim zyrtarin e lartë të DASh-it, Brendan Hanrahan

Kurti sonte në një darkë pune pret në takim zyrtarin e lartë të DASh-it, Brendan Hanrahan

Deliu: Pengmarrja e Kuvendit, rrezikon thellësisht demokracinë

Deliu: Pengmarrja e Kuvendit, rrezikon thellësisht demokracinë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Osmani në New York: ShBA-ja e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB

Osmani në New York: ShBA-ja e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB

Anthony Elanga zyrtarizohet te Newcastle United – transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të klubit

Anthony Elanga zyrtarizohet te Newcastle United – transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të klubit

Al Hilal rivalizon Galatasarayn me një ofertë joshëse për Osimhen

Al Hilal rivalizon Galatasarayn me një ofertë joshëse për Osimhen

Gyokeres synon një transferim në Ligën Premier

Gyokeres synon një transferim në Ligën Premier

Zyrtare: Stefano Pioli, trajner i ri i Fiorentinës

Zyrtare: Stefano Pioli, trajner i ri i Fiorentinës

Van Gaal njofton se e ka fituar sfidën ndaj kancerit

Van Gaal njofton se e ka fituar sfidën ndaj kancerit

Liverpooli tërheq numrin 20 nga fanellat

Liverpooli tërheq numrin 20 nga fanellat

Kurti sonte në një darkë pune pret në takim zyrtarin e lartë të DASh-it, Brendan Hanrahan

Kurti sonte në një darkë pune pret në takim zyrtarin e lartë të DASh-it, Brendan Hanrahan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X