Vaksinën kundër Covid-19 në 24 orët e fundit e kanë marrë vetëm 351 qytetarë. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.360 doza të vaksinës, e deri më sot 819.597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, raporton teve1.info
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
Ndërsa sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451.
Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 650.