TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vetëlëndimi i nxënësve, prindërve u bëhet apel t’i ruajnë fëmijët nga rrjete sociale

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Vetëlëndimi i nxënësve, prindërve u bëhet apel t’i ruajnë fëmijët nga rrjete sociale

Raste të reja të vet-lëndimit të nxënëseve janë zbuluar në komunën e Gjakovës. Drejtoria e Arsimit dhe sociologët bëjnë apel për prindërit që t’i kontrollojnë fëmijët në rrjetet sociale.

Vetëlëndimi i nxënësve, prindërve u bëhet apel t’i ruajnë fëmijët nga rrjete sociale

Kontrollet nëpër shkolla janë shtuar.

Kjo pasi në Gjakovë tash e dy ditë po dalin në pah rastet e vet-lëndimeve të nxënësve të ciklit fillor.

E gjithë kjo në kuadër të një loje në rrjetin social tik-tok, e cila po i sfidon fëmijët për ta gërvishtur trupin e tyre me mjete të ndryshme.

Nga tre raste që u zbuluan të martën, nga burimet e tëvë1 mësohet se është rritur në nëntë.

Ndërsa edhe pesë raste të tjera janë në konfirmim e sipër.

Shtimin e rasteve e konfirmon Prokuroria Themelore në Gjakovë.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se janë paraqitur edhe raste tjera. Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore, ashtu që veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim me policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rasti nuk mundë të japim më shumë informata lidhur me këtë rast”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

E nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë bëjnë të ditur se nxënësit po e rrezikojnë veten fshehtazi, ani pse kanë edhe psikologë nëpër shkolla.

“Kemi psikologë në të gjitha shkollat, por edhe pse kanë qenë të angazhuar krejt kohën, ka raste kur dalin jashtë organizimit të brenda-shkollës”, tha Eranda Kumanova- Baçi, drejtoreshë  e Arsimit në Gjakovë.

Andaj Kumnova-Baçi ka një thirrje për të gjithë prindërit.

“Unë kërkoj si drejtoreshë e arsimit bashkëpunimin më të madh me familjet, dmth prindi është – e ka rolin kyq në kontrollimin dhe në dyshimet e para që mund t’i ketë, mund të na vijnë nga prindërit. Kërkoj dhe apeloj tek prindërit që të jenë më kontrollues tek fëmijët e tyre, poashtu edhe shkollat”, tha ajo.

Edhe sociologu Genx Xërxa kërkojë që prindërit t’u kushtojnë më shumë kohë fëmijëve.

“Ne e dimë që prindërit kanë obligime të ndryshme, dinamika sociale e ka kufizu kohën kualitative që duhet t’iu kushtohet fëmijëve, por duhet të gjejnë kohë dhe të kenë njëfarë prindërimi mjaft të pranishëm dhe mbikëqyrës në mënyrë që t’i kontrollojnë se në cilat faqe dhe në cilat sajte ata po shfletojnë”, tha Xërxa.

Nga Drejtoria e Arsimit në Gjakovë bëhet e ditur se që nga sot udhëzimi administrativ për largim të telefonave gjatë procesit mësimor do të zbatohet me përpikëri të plotë.

Tags: nxenesitrrjetet socialevetelendimet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tëvë1 me rekord të ri, mbi 18 milionë shikime në muajin gusht

Tëvë1 me rekord të ri, mbi 18 milionë shikime në muajin gusht

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Kërkohet paraburgimi për tre të dyshuarit për pranim ryshfeti në sektorin privat në Mitrovicë

Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti

Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet  për “Vrasje të rëndë në tentativë”

Sahiti largohet nga Izraeli, po qëndron në Split

Sahiti te Hannoveri në Bundesliga 2

Hoxha pranë kalimit te Lodzi

Hoxha pranë largimit nga Dinamo

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden substancë narkotike dhe armë pa leje

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri e kërkuara me letërreshtim ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën