tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Veliu komenton përballjen në Tëvë1 mes Bulliqit dhe Hysenit, ky i fundit thotë se ishte inferior

tëvë1 nga tëvë1
15/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Podujevës dhe degës së LDK-së në këtë komunë, Agim Veliu ka komentuar debatin ndërmjet Shpejtim Bulliqit kryetarit të Podujevës dhe Ekrem Hysenit kryetar i degës së LDK-së i zhvilluar në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Ai ka thënë se kur një ish-përfitues i LDK-së dhe një mohues i saj debatojnë, nuk mund të argumentojë asgjë.

Veliu në një postim në Facebook e ka kritikuar Hysenin për inferioritet ndaj Bulliqit, i cili e ftoi Hysenin të flasin për projekte, duke i thënë se e ka mundur në politikë.

“Kur në një përballje televizive dalin një ish përfitues i LDK-së dhe një mohues i LDK-së, aty veç debat të argumentuar nuk mund të ketë. Ndërsa kryetari mashtrues po i thoshte të vetëmashtruarit “hajde flasim për projekte se në politikë të kam mundur”, opozitari çile gur gojën. Nuk i bënte goja t’ia numëronte mëkatet kryetarit manipulator, për dy vite mashtrim të qytetarëve. Opozitari inferior, që e mori timonin e LDK në Llap si dhuratë, nuk e tha asnjë fjalë të vetme për punët e projektet e mëdha të bëra për qytetarët e Llapit gjatë qeverisjes së LDK-së për dy dekada”, ka shkruar ai në Facebook.

Veliu ka thënë me të drejtë pyesin qytetarët, aktivistët, anëtarët e simpatizantët e LDK-së çfarë deshi dhe cili ishte qëllimi i paraqitjes në një debat televiziv i kryetarit të kontrabanduar të LDK-së në Podujevë?

“Në qoftë se ka dashur ta dëshmojë edhe njëherë paaftësinë dhe inferioritetin politik përballë një mashtruesi të ardhur aksidentalisht në krye të Komunës, atëherë ia ka dalë plotësisht. Siç ia doli edhe kryetari mainpulator ta dëshmojë paturpësinë politike, duke i numëruar si sukses projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së. Llapi nuk e meriton një kryetar komune që arrogancën e ka si mjet komunikimi dhe mashtrimin e manipulimin si formë qeverisjeje. As LDK-ja në Llap nuk e meriton ta udhëheq një person indiferent e inferior, që nuk guxon të flasë për sukseset e qeverisjes së partisë, të cilën mëton ta përfaqësojë”, ka shkruar Veliu.

Këtu mund ta ndiqni një pjesë të përballjes Bulliqi –Hyseni në Tëvë1

Të ngjashëm

LAJMET

Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor, ditën e fëmijëve

01/06/2023
LAJMET

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
LAJMET

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023
LAJMET

Anëtari i PSD-së: Kosova s’ka përfituar asgjë nga tensionimi i situatës në veri, të cilën e shkaktoi Kurti

01/06/2023
LAJMET

Presidentja Osmani po zhvillon takim me Scholz e Macron

01/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

01/06/2023

Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor, ditën e fëmijëve

01/06/2023
0

Me moton “Fëmijët janë e ardhmja, ta ruajmë këtë thesar”, Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, ka...

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimin me presidentin Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe përfaqësuesin...

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023
0

Situata në Mitrovicë të Veriut vazhdon të jetë e qetë. Në një lidhje direkte në "Ditari" në Tëvë 1, gazetari...

Anëtari i PSD-së: Kosova s’ka përfituar asgjë nga tensionimi i situatës në veri, të cilën e shkaktoi Kurti

01/06/2023
0

Aktivisti i Partisë Social Demokrate, Lisjan Perolli, thotë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, takimet e e sotme në Moldavi...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.