TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Suspendohet polici që shkoi në të pamen e Hajrizit, po identifikohen edhe të tjerët

Pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Muhamet Kajtazi është suspenduar nga pozita e komandantit të stacionit policor në Skenderaj, pasi mori pjesë në të pamen e Faton Hajrizit. Nga IPK i thanë televizionit se janë duke identifikuar edhe zyrtarët tjerë që morën pjesë aty.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Suspendohet polici që shkoi në të pamen e Hajrizit, po identifikohen edhe të tjerët

Në ceremoninë e varrimit të tij, morën pjesë qindra qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Faton Hajrizi i cili u vra në Serbi pasi që qëlloi për vdekje një zyrtar policor serb, u varros të dielën në fshatin e tij të lindjes, në Klinë të Ulët të Skënderajt.

E për ngushëllime, përpos qytetarëve, te familja e Hajrizit ishin edhe disa policë të këtij qyteti përgjatë kohës sa ishin në orarin e punës.

Kështu u pa edhe në këtë fotografi të publikuar në rrjete sociale, ku shihen dhjetëra policë të uniformuar bashkë me komandantin, Muhamet Kajtazi, në këtë fshat.

Për këtë, Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje për tëvë1, bëri të ditur se përpos rekomandimit për suspendimin e komandantit të stacionit policor, janë duke verifikuar zyrtarët tjerë pjesëmarrës.

“Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës dje suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt. Veprimet që do të ndërmerren tutje janë të natyrës hetimore administrative deri në përfundimin e rastit. IPK është në proces të verifikimit dhe analizimit të fotografive për të identifikuar zyrtarët tjerë policorë”, thuhet nga IPK.

Po ashtu, nga autoriteti mbikëqyrës i Policisë u bën të ditur edhe disa nga veprimet që priten të merren në vazhdimësi lidhur me këtë rast.

“Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se togeri policor së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore –‘Sjellje e rëndë diskredituese’ e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës. Hetuesit e IPK-së pritet që në kuadër të angazhimeve për këtë rast të intervistojnë togerin policor e pastaj edhe zyrtarët e tjerë pas identifikimit të tyre. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor”, ka bërë të ditur IPK.

E nga Policia e Kosovës kanë thënë për televizionin të mërkurën se tashmë kanë marrë veprimet sipas rekomandimeve të IPK-së.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Sipas nenit 17 të rregullores së Policisë, punonjësi gjatë orarit të punës nuk duhet të sillet kot, të tubohet në vendet publike apo të bashkëngjitet në rekreacione apo lojërat e rastit, përveç nëse aprovohet nga mbikëqyrësi.

Po ashtu, në këtë Rregullore thuhet se Punonjësi i Policisë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare si dhe sjelljes në jetën private, duhet ta mbrojë, ruajë dhe ta avancojë autoritetin e Policisë.

Veçanërisht duhet të kujdeset për forcimin e integritetit të Policisë në tërësi.

Tags: Faton HajriziKomandanti i PK-se ne Skenderajsuspendimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Mund të ketë reduktime të ujit sot”, Rivanolli jep detaje nga situata në Ibër-Lepenc

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Bugaqku: Shpallja e rezultateve nga KQZ pa afatin e ankesave mund të jetë e paligjshme

Bugaqku: Shpallja e rezultateve nga KQZ pa afatin e ankesave mund të jetë e paligjshme

Shtypet vetura nga shembja e murit në Han të Elezit, dërgohet në spital shoferi

Shtypet vetura nga shembja e murit në Han të Elezit, dërgohet në spital shoferi

AUV tërheq nga tregu dy produkte të Aptamil për fëmijë, dyshohet për prani të substancës së rrezikshme

Emisioni “Info Nata” 30.01.2026

Manipuluesit e votave mund të dënohen deri me pesë vite burgim

Kontestohet ligjshmëria e shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja pa u konsumuar afati për ankesa

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Përfundon rinumërimi i votave të 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën