TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ra në pritë të serbëve Albesian Mataj, 16 -vjeçari që ju bashkua njësiteve speciale të UÇK -së

Në moshën 16 vjeçare, Albesian Mataj, iu bashkua njësive speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, ish-ushtari i “Shqiponjave të Zeza” u vra në një pritë të organizuar mirë nga forcat serbe, teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Gjakovë. Familjarët për Tëvë1, kanë rrëfyer për trimërinë dhe vendosmërinë e të birit, për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A
Si ra në pritë të serbëve Albesian Mataj, 16 -vjeçari që ju bashkua njësiteve speciale të UÇK -së

Albesian Mataj, la porosinë që të identifikohet në rast se i ndodh diçka në luftë.

16- vjeçari iu bashkua njësitit special të UÇK-së, “Shqiponjat e Zeza” në maj të vitit 1998.

Madje, mosha, nuk paraqiste fare problem për gjakovarin e ri.

“Jemi detyruar prapë me çuar vet, se ose ka lyp me shku aty, ose thoshte më vrani se nuk rri pa shkuar në UÇK. Thoshte mos me qenë na të rinjtë, për të vjetrit na kemi me mbet gjithë nën serbët”, thotë Suzana Mataj, nëna e Albesianit

Ajo thotë se disa herë vet e shoqëroi djalin për në bazën e UÇK-së në Junik.

Për Tëvë1, ajo tregon se çfarë vendosi kur për herë të parë pa atë tek kryente ushtrimet ushtarake me shokët e luftës.

“Kur kemi shkuar atje, e kam pa unë UÇK më së pari, aq kam qenë e lumtur, kur kam ardhur këtu, atë e kam lënë atje, edhe e kam marrë e kam çu edhe Albinotin”, shprehet Suzana Mataj.

Por, pse zgjodhi një 16-vjeçar, t’i bashkohet luftës për liri?

Familja Mataj, për vite me radhë u përndoqën politikisht nga regjimi serb i asaj kohe.

E kjo, ra në syrin e djalit të dytë të shtëpisë.

“Ai e ka parë që nuk ka rrugëdalje tjetër. Në bashkëpunim me disa shokë të shkollës, kanë marrë rrugën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tregon Sali Mataj, babi i Albesianit

E me 28 shkurt, Albesian Mataj, po kthehej në këmbë nga Gllogjani në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Ai ra në një pritë të organizuar mirë nga forcat serbe.

Se si ra heroikisht vëllai, tregon ish-ushtari i UÇK-së, Albionot Mataj.

“Diku kah ora 23:30, i kam dëgju krismat, kësaj rruge ka qenë duke ardhur kur ka ra në pritë”, tregon Albinoti, vëllai i dëshmorit.
E krismat e armëve, u dëgjuan edhe në shtëpinë e familjes Mataj.

Nëna e Albesianit, thotë se porosia që e la i biri kur u largua nga shtëpia, u bë shkak që ta kuptonte se djaloshi i vrarë, ishte pikërisht biri i saj.

“Natën i kemi dëgjuar ato krisma, po nuk e kam ditur që u vra djali jem. Vetëm kam thënë, gjynahit të Zotit, kush u vra..3:25 Më tha (në telefon) mos ke dert, se një person tjetër ishte, ishte i rritur, e kish një tatuazh. I thashë leje më shumë mos me thuaj, sepse ky (Albesiani) e ka pasur një tatuazh, shkronjën A dhe M në krah. Thoshte kurdo që të vrahem, e kam shenjën”, shprehet ajo.

Albesian Mataj, ishte në vitin e dytë në shkollë të mesme, kur la bankat e shkollës për pushkën e lirisë.

Tags: Albesian MatajUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

FROSTEA – SHIJE PËR ÇDO MOMENT!

FROSTEA – SHIJE PËR ÇDO MOMENT!

Haxhiu takon Antoninin, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Itali

Haxhiu takon Antoninin, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Itali

Nga përkrahës i medresesë dhe hoxhallarëve, në kritikues të myslimanëve – ndryshimi i qëndrimit të Nysret Pllanës

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Xhaka dhe Sunderlandi kundër Milanit në Ligën e Evropës

Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA

Egnatia mëson shortin në Ligën e Konferencës

FROSTEA – SHIJE PËR ÇDO MOMENT!

FROSTEA – SHIJE PËR ÇDO MOMENT!

Haxhiu takon Antoninin, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Itali

Haxhiu takon Antoninin, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Itali

Nga përkrahës i medresesë dhe hoxhallarëve, në kritikues të myslimanëve – ndryshimi i qëndrimit të Nysret Pllanës

Nga përkrahës i medresesë dhe hoxhallarëve, në kritikues të myslimanëve – ndryshimi i qëndrimit të Nysret Pllanës

Auto Draft

Protestë në Prishtinë kundër vrasjeve ndaj grave: S’ka qetësi pa sigurinë e grave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën