TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ndodhi sulmi ndaj drejtorit të shkollës në Gadime

Dy persona dyshohet se kanë rrahur drejtorin e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit. Ky i fundit nuk e pranoi këtë para kamerës, por dëshmitarët rrëfyen ngjarjen e ditës së martë në oborrin e shkollës. E për rastin veçse kanë nisur hetime autoritetet. Dyshohet që paraprakisht drejtori ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
1
A A
Si ndodhi sulmi ndaj drejtorit të shkollës në Gadime

Mëngjesi i së martës nuk ishte i zakonshëm në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit.

Pasi drejtori i kësaj shkolle, Skender Ademi dyshohet se u rrahë nga dy burra brenda perimetrit të objektit arsimor.

Por i njëjti nuk e pranoi këtë, madje ai nuk foli as për dyshimet që u ngritën për këtë çështje përkundër interesimit të televizionit.

Por gjithë ngjarjen e kanë parë nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana”, objekt ky që është në të njëjtin oborr me shkollën “Zenel Hajdini”.

Ata  prapa kamerës konfirmuan se drejtori i kësaj shkolle dje është rrahur nga dy persona.

E afër vendit, ku ndodhi e gjithë ngjarja ishte punëtori teknik i çerdhes, e cila po ashtu gjendet shumë afër vendit ku u zhvillua rast.

“Kam dalë këtu te dera i kam shiku tu bisedu, drejtori ju tha hajdeni të shkojmë në zyre të bisedojmë por ata nuk pritën edhe e  kapën me rre drejtorin. Në atë moment kam shku shpejt, kam ndërhy. Sa e kapsha njërin tjetri shkojke prap, nuk mujsha i vetëm m’i nda. Për drejtorin më ka ardhur një keqardhje shumë që e kanë rrahur, që ka marrë disa grushte”, ka thënë Fahri Mahmuti, punëtor teknik në çerdhe

Megjithatë, sipas Policisë së Kosovës në gjithë këtë ngjarje nuk raportohet për të lënduar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”

Arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar për televizionin edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Ndaj kësaj çështjeje janë duke u ndërmarrë veprime hetimore”, thuhet nga Prokuroria.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të ditës së martë.

Burimet e Tëvë1 kanë bërë me dije që e gjithë ngjarje ndodhi pasi ditën e premte drejtori i shkollës dyshohet që rrahu nxënësin,  të afërmin e dy të ndalurave nga Policia e Kosovës.

Tags: Gadimesulmi ndaj drejtorit të shkollës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

“Info Nata”- 21.07.2026

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën