TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqiptarët e Luginës u nisën nga Fushë – Kosova për të votuar në zgjedhjet e Serbisë

E ata që shkuan për të votuar të dielën në Serbi, ishin edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë. Por, ndryshe nga serbët, thirrjes për t’i votuar shqiptarët që garojnë në këtë zgjidhje këta iu përgjigjën në numër shumë më të vogël. Një ekip i Tëvë1, i përbërë nga gazetarja Albiona Hajdari dhe kameramani, Valmir Gashi, kanë përcjellë gjithë organizimin dhe nisjen e autobusit të vetëm shqiptar për në Serbi.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Shqiptarët e Luginës u nisën nga Fushë – Kosova për të votuar në zgjedhjet e Serbisë

Janë orët e para të mëngjesit të së dielës.

Por, tek stacioni i trenit në Fushë Kosovë, kanë filluar lëvizjet e para.

Është kjo pika e parë e takimit të qytetarëve nga Lugina e Preshevës, që jetojnë në këtë qytezë.

Këta të dielën në mënyrë të organizuar ia kanë mësyrë Serbisë.

Kjo për të votuar për njërën nga dy listat shqiptare, që po garojnë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në shtetin verior.

E që gjithçka të shkonte mirë, këtu u panë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Organizatori dhe kryetari i klubit “Trojet”, Bislim Musliu, tregon për hapat që do të ndiqen para nisjes.

“Këtu gjendemi në stacionin e trenit në Fushë Kosovë, i presim votuesit që të vijnë dhe prej këtu shkojmë në stacionin e autobusëve ku e bëjmë klasifikimin e votuesve për vendvotime dhe presim që një numër i konsiderueshëm të vijmë”, tha ai.

E i kënaqur me numrin e bashkëvendësve që u shfaqën këtu, nuk po shprehet një qytetar.

E dikush tjetër, thotë se shteti serbë me veprimet e fundit, po ua pamundëson votën shqiptarëve të Luginës.

Nga Fushë Kosova, autobusi me luginasit u nis për në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

E këtu ishte bërë gati edhe një mjet tjetër i udhëtimit.

Por për këtë të fundit, nuk pati nevojë për shkak të numrit jo të madh të votuesve.

E kjo, ra në syrin e atyre që të dielën morën rrugën për në Serbi.

Pas përfundimit të procedurave, rreth 30 votues u sistemuan në njërin nga autobusët.

E para nisjes iu bë më dije që shqiptarët në këto zgjedhje garojnë me dy lista.

Në këtë formë mëngjesin e së dielës, autobusi me shqiptarët nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë, u nis për në Serbi.

Këta do të zgjedhin mes listës së udhëhequr nga Shqip Kamberi dhe asaj të Shqiprim Arifit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Osmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi Amerikën

Osmani: Jemi krenarë për këtë arritje të madhe të Luanës

Futboll, Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

Futboll, Superliga vazhdon me ndeshje në mesjavë

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën