TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shoqata e Afaristëve të Podujevës mbajti Kuvendin e Parë të Punës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shoqata e Afaristëve të Podujevës mbajti Kuvendin e Parë të Punës

Të shtunën, më 11.02.2023 Shoqata e Afaristëve të Podujevës mbajti Kuvendin e Parë të Punës, në të cilin morën pjesë mbi 100 përfaqësues të bizneseve si dhe përfaqësues të Kuvendit Komunal të Podujevës, të shoqërisë civile si dhe ata të KFOR-it.

Hapjen e Kuvendit e bëri Kryetari i Shoqatës së Afaristëve të Podujevës, Bashkim Osmani, i cili ftoi të gjithë afaristët llapjanë që t’i bashkohen Shoqatës dhe të angazhohen për realizimin e interesave të përbashkëta që njëkohësisht do të ndikojnë pozitivisht në fuqizimin e ekonomisë së Llapit dhe Gollakut.

“Ne si biznese po mundohemi të japim shembuj të mirë me ide kreative dhe inovative, për të ruajtur fuqinë punëtore dhe për te ndaluar migrimin e të rinjve tanë drejt vendeve perëndimore, duke pasur parasysh që shumë prej tyre mezi po e presin liberalizimin e vizave për të ikur nga Kosova”, tha Osmani, thuhet në komunikatën e shoqatës.

Ai tha se themelimi i kësaj Shoqate ishte i nevojshëm pasi, sipas tij mungonte koordinimi i bizneseve të Llapit për të avokuar apo lobuar në qeverisjen lokale dhe atë qendrore nuk ekzistonte.

Ndër sukseset që ka pasur Shoqata e Afaristëve të Llapit, Osmani përmendi tryezën e organizuar mes deputetëve Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Llapi e Gollaku dhe përfaqësuesve të bizneseve anëtare të shoqatës.

Ndër temat e diskutuara ishte edhe mosvazhdimi i licencës së Terminalit Doganor në Podujevë, dhe sipas premtimeve të marrë në atë takim, pas presionit të ushtruar nga deputetët prezent rihapja edhe ndodhi.

Osmani tha se shoqata ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi me organizata të ndryshme dhe ka lidhur bashkëpunim të ngushtë edhe me bizneset e diasporës.

Kuvendin e punës së shoqatës e përshëndetën edhe përfaqësuesit e komunës, të Shoqërisë Civile, si dhe mysafirë tjerë prezent.

Drejtoresha e Shoqatës, Arta Mehana, paraqiti të arriturat e Shoqatës si dhe planet për vitin 2023, duke theksuar se ndër prioritetet kyçe të shoqatës është rritja e zhvillimit ekonomik të Podujevës përmes rritjes së kapaciteteve dhe performancës së bizneseve.

Me shtimin e 2 anëtarëve të rinjë të Bordit, Shoqata synon të përfshijë edhe aspektin gjinor në të gjitha aktivitetet dhe iniciativat e saj në të ardhmen./teve1.info/

Tags: Kuvendi i PunesShoqata e Afaristëve të Podujevës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rreth 28 mijë qytetarë votojnë nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora, 142 refuzohen

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Haxhiu për Lidhjen e Prizrenit: Idealet e saj mbeten themel i shtetit dhe identitetit tonë kombëtar

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Gruaja kërkon ndihmë në polici pasi u ndoq dhe u sulmua me mjet të mprehtë, arrestohet i dyshuari

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Një burrë gjendet i vdekur në Gjakovë, policia po heton rastin

Rreth 28 mijë qytetarë votojnë nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora, 142 refuzohen

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Haxhiu për Lidhjen e Prizrenit: Idealet e saj mbeten themel i shtetit dhe identitetit tonë kombëtar

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Gruaja kërkon ndihmë në polici pasi u ndoq dhe u sulmua me mjet të mprehtë, arrestohet i dyshuari

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Një burrë gjendet i vdekur në Gjakovë, policia po heton rastin

KQZ nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën

Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidatët më të votuar nga partitë kryesore

Arrestohet një person në Pejë, policia i sekuestron tri pushkë dhe 250 fishekë

Arrestohet një person në Pejë, policia i sekuestron tri pushkë dhe 250 fishekë

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën