TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shea: Dodik e di mirë fuqinë e perëndimit

Ish-Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea, thotë se pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina, ai nuk mund ta sfidojë Perëndimin. Shea, thotë se shtetet perëndimore do të ofrojnë siguri për Bosnjën dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Shea: Dodik e di mirë fuqinë e perëndimit

Në Bosnje dhe Hercegovinë situata e sigurisë mbetet e brishtë.

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, ka kërcënuar sërish se do ta shpallë shkëputjen e entitetit nga Bosnja.

E retorika separatiste e politikanit serb, ka nxitur reagime në mesin e komunitetit ndërkombëtar.

Nga blloku evropian e kanë ritheksuar se e mbështesin fuqishëm unitetin, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnje e Hercegovinës.

Se situata e sigurisë është shqetësuese në Bosnje Hercegovinë e thotë edhe ish-Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea.

“Po, konsideroj që situata e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë është shqetësuese. Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka një kohë që bënë shumë zhurmë. Ai provokon vazhdimisht me retoriken e tij nacionaliste dhe kërkon shkëputjen e entitetit “Republika Sërpska” nga Bosnja dhe Hercegovina. Ata sërish festuan më 9 janar, ditën kombëtare, që realisht është një festë antikushtetuese. Atë ditë pame edhe një paradë ushtarake me paramilitare dhe ushtarë të armatosur rëndë. Përse duhet të ketë shfaqje të tilla, për kë përbën shqetësim Bosnja? Në festën e tyre prezent ishte edhe ambasadori rus, pra siç mund ta shihni ishte një provokim i pastër”, thotë Shea për Tëvë 1.

Megjithatë Shea thotë se Dodik nuk mund ta sfidojë Perëndimin.

Sipas ekspertit ushtarak, Jamie Shea, avionët luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, që fluturuan mbi Bosnjë e Hercegovinë, ishin një mesazh i qartë për liderin e serbëve ne Bosnje.
“Por, e patë një ditë më vonë kundërpërgjigjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i ngritur ne qiell avionët luftarak F-16. Kur i ka pa këto lëvizje, Milorad Dodik, u zmbraps direkt dhe e zbuti fjalorin duke e mohuar se e ka në plan të shkëputjen nga Bosnja. Ai mund të shkoj vetëm deri në atë pikë ku mund ta ballafaqohet me rezistencë siç ndodhi në këtë rast. Ai e di mirë forcën e
Perëndimit dhe se me çfarë pasoja mund të ballafaqohet nëse e minon marrëveshjen e Dejtonit. Britania e Bashkuar së bashku më aleatët e saj mbetet e përkushtuar për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thotë ai.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj Milorad Dodikut që më 17 korrik të vitit 2017 për pengim të zbatimit Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Tags: DodikShea
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Peja e Lipjani s’e duan Abdixhikun, i humbi tri palë zgjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Gucati: Dritan Goxhaj duhet të na kërkojë falje që foli në emër të luftëtarëve

Muja: LDK-ja rrezikon një ndarje të re nga përplasjet e brendshme

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Kryetari i parlamentit turk bën thirrje për reforma në të gjithë botën islamike

Kryetari i parlamentit turk bën thirrje për reforma në të gjithë botën islamike

Muja: LDK-ja rrezikon një ndarje të re nga përplasjet e brendshme

Muja: LDK-ja rrezikon një ndarje të re nga përplasjet e brendshme

Netanyahu përfundon dëshminë në gjyqin për korrupsion pas 98 seancash

Netanyahu përfundon dëshminë në gjyqin për korrupsion pas 98 seancash

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën