TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbët vazhdojnë protestën në veri, Rakiq pret largimin e Policisë së Kosovës  

Gjatë së mërkurës, situatë e qetë ishte në komunat veriore të Kosovës. Pavarësisht dakordimeve për uljen e zyrtarëve policor të Kosovës për 25% në këto anë, qytetarët serb po vazhdojnë të protestojnë. E në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq i cili tha se kërkese e këtyre njerëzve është largimi i të gjithë forcave policore në të kundërtën nuk marrin pjesë në zgjedhje.

by Fetije Kamberi
3 vjet ago
0
A A
Serbët vazhdojnë protestën në veri, Rakiq pret largimin e Policisë së Kosovës  

Brenda  kordonit të sigurisë në oborrin e komunës së Zvecanit, po shihen vetëm pjesëtarë të KFOR-it.

E prej Policisë së Kosovës u pa vetëm një veturë

Nga dakordimi i ri në mes BE-së dhe Qeverisë së Kosovës, brenda afatit prej dy javëve, kjo e fundit do të ulë për 25% numrin e zyrtarëve policor në katër komunat veriore.

Por pavarësisht dakordimeve me BE-në për shtensionim të situatës, qytetarët serbë po vazhdojnë të protestojnë në Zvecan.

Në mesin e protestuesve, po qëndron ulur edhe i pari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

E me vete ka edhe ish deputetin e këtij subjekti politik, Igor Simiqin.

Ky nuk pranoi të flas para kamerës më ekipin e televizionit por prapa saj ka thënë që për uljen e numrit të forcave policore thotë se ka dëgjuar vetëm nga mediet.

Madje, Rakiq thotë se ende nuk ka marrë vendim se a do të marrë pjesë në zgjedhje, pasi sipas tij, kërkesa e protestuesve është që të largohen të gjithë policët nga pjesa veriore.

Ndërsa, më pak protestues u panë në komunën e Leposaviqit.

Mirëpo këtu kishte më shumë ekipe te KFOR-it për monitorim.

E një situatë ndryshe është në komunën e Zubin Potokut.

Këtu nuk ka fare qytetarë që po protestojnë, derisa brenda objektit të kësaj komune po qëndrojnë zyrtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa pjesëtarë të KFOR-it nuk ka.

 

Tags: Protestatveri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën