TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi ish-të burgosurit politik për planin e ikjes nga Burgu i Prishtinës

Me 14 gusht të vitit 1983, dy të rinj shqiptarë vendosën ta bëjnë atë që nuk ishte bërë kurrë më parë në Burgun famëkeq të Prishtinës. Martin Çuni e Muhamer Shabani për 7 muaj punuan për t’iu shpëtuar torturave serbe duke u arratisur nga burgu.

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
1
A A
Rrëfimi ish-të burgosurit politik për planin e ikjes nga Burgu i Prishtinës

Në Burgun e Prishtinës tani vjen vetëm si vizitor. Por, me 21 mars të vitit 1982, Martin Çuni, në këtë burg  u soll në rrethana krejt të tjera.

Pas protestave të ‘81-tës, Çuni përfundoi nën prangat e policisë serbe, si i burgosur politik.

Ndërsa në qelinë numër 26, filloi mbajtjen e dënimit i cili i ishte caktuar për nëntë vite.

Por, një vit më pas, Çuni vendosi ta bënte atë që asnjë i burgosur nuk e kishte bërë më parë në Burgun e Prishtinës.

Bashkë me një të ri tjetër filluan planin për arratisjen nga burgu famëkeq.

“Pas një kohë erdhi një student, Muhamer Shabani. Më pyeti se a ta merr mendja që mundemi me thye burgun dhe më ikë? I thashë se ka vështirësi të mëdha po patjetër që mundemi. Ma ktheu që unë sharrën mundem me siguri, ja solli motra në atë të majonezat”, tregon Çuni.

Në këtë formë, dy të rinj shqiptar që në këtë qeli çdo ditë i përjetonin torturat me çnjerëzore, filluan planin për arratisje.

Por, prerja e hekurave të dritares ishte më rrezik dhe do të merrte shumë kohë.

Vetëm disa metra me tutje, ishte kulla e vrojtimit, në të cilën rrinin gardianët e armatosur serbë.

“Ka zgjatur rreth 7 muaj, sepse kemi guxuar me pre vetëm natën dhe atë kur ka rënë shi, sepse gardiani nga dritarja ka qëndruar shtatë metra. Ka pasur kontroll në dhomë, gardiani është kapur për hekura dhe nuk e ka parë sepse e kemi maskuar me çamçakëz i cili kishte ngjyrën sikur të hekurave”, shprehet ish-i burgouri politik.

Çuni shton se për 7 muaj, shumë nga të burgosurit që vinin në qelinë e tyre, i panë duke i prerë hekurat.

“Asnjë nuk ka treguar dhe çka është interesant, njëri prej tyre (të burgosurve) ka qenë serb i Ferizajt”, thotë ai.

Pas 7 muajve punë, erdhi edhe nata kritike.

Dritarja e qelisë, Çunin e Shabanin, do t’i nxirrte vetëm në shëtitoren e burgut.

“E kemi thyer atë (dritaren) dhe natën e fundit e kemi bërë konopin me skaje të batanijeve dhe çarshafeve. Kemi dal në këtë dritaren e fundit, kemi hyp atje është një kulm i pjerrët dhe ajo ana tjetër është oborri i policisë, por fati s’ka qenë kush”, shprehet Çuni.

Por, ai që do të arratisej ishte vetëm Muhamer Shabani.

Kjo pasi litari i improvizuar me batanije do të këputej.

“ U këput konopi te dora ime. Ka dalë gardiani dhe ka pyet çka po bën atje. Ka menduar që janë këta të burgosurit që punojnë në kuzhinë. Muhameri po tenton me mbledh konopin dhe me ma gjujtë mua lart. I kam thënë me dorë ecë”, tregon Çuni.

Pas kësaj, Çuni thotë se deri në vitin 1991 kur u lirua, u torturua vazhdimisht në burgun e Prishtinës dhe ata në serbi.

Por, edhe pas lirimit, Çuni nuk e ndali aktivitetin kombëtar.

Gjatë luftës ishte njëri ndër ata që e themeluan Radion Kosova e Lirë.

Tags: Arratisja nga Burgu i Prishtinesrrefimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla: Kosova s’mund të sakrifikojë shtetin ligjor për hir të politikave ledhatuese të BE-së

“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë pas kontaktin me rrymë në Vaun e Dejës

Prishtina nderon Bob Dole për kontributin ndaj Kosovës

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë pas kontaktin me rrymë në Vaun e Dejës

Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën