Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë momente nga biseda me presidentin e Francës, Emanuel Macron, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.
Rama ka thënë se Macron i ka thënë atij se nuk do të hap derën për Prishtinën, nëse ata nuk e hapin për planin franko – gjerman. I pyetur në TvKlan se a ishte fjala për liberalizimin e vizave, Rama tha se ishte pikërisht kjo.
“Ai e preku çështjen e situatës në procesin e dialogut, si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët ai është vetvetiu i lënduar me faktin që edhe pse është angazhuar personalisht bashkë me kancelarin Scholz për të vënë në tavolinë një plan që quhet plani franko-gjerman dhe që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës në këtë fazë të historisë së saj dhe duke diskutuar më tha që unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman”, tha Rama.