TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria: Takimi në Bruksel u keqpërdor nga Serbia

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
BE për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

Qeveria e Kosovës ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel u keqpërdor nga pala serbe dhe si pasojë përfundojë pa ndonjë rezultat.

Në një komunikatë për media pas takimit thuhet se Kosova ka dhënë komentet pa prekur substancën e propozuar nga Lajçak.

“Edhe në këtë takim ishte paraparë të bisedohej mbi gjetjen e një zgjidhjeje për pranimin e mbështetjes financiare të Serbisë, nga komuniteti serb në Kosovë, i prezantuar dhe si mundësia e fundit që palët të dakordohen. Fatkeqësisht, edhe ky takim i radhës u keqpërdor nga pala serbe e nuk solli rezultat. Paraprakisht, nga palët pritej që të vijnë me komente në draftin e propozuar nga emisari Lajçak në takimin e mbajtur në fund të muajit prill, komente të cilat do të tregonin gatishmërinë tonë që të lëvizim drejt propozimit të ndërmjetësuesit. Pala kosovare ka bërë komentet e saj, përmes të cilave ishim afruar drejt një zgjidhjeje finale brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht pa prekur substancën e propozimit të z. Lajçak. Serbia, i është përgjigjur me komente tërësisht të reja, si propozim i ri, dhe jo vetëm duke u larguar nga propozimi i emisarit, por edhe nga vetë pozicionet e mëparshme të palës serbe”, thuhet në komunikatë.

Sipas Qeverisë, pala serbe dha propozime që synojmë legalizimin e strukturave paralele qe veprojnë në Kosovë.

“Përpjekjeve tona për integrim të komunitetit serb, pala serbe iu përgjigj tani me kërkesën eksplicite që të kalohet nga një sistem paralel ilegal, në një sistem paralel, por legal. Pra kalimi në një sistem ku paralelizmi siguron mosintegrim dhe prezencë të Serbisë në Kosovë përmes institucioneve të saj, gjë kjo e papranueshme për palën tonë”, thuhet nga Qeveria, duke theksuar se Kosova përmes kryenegociatorit të saj, shprehu keqardhjen për këtë regres, ndërkohë që gjatë negociatave ka qenë e dukshme tërheqja e qëndrimeve të Serbisë edhe nga vetë pozicionimi i saj dhe komentet të dërguara në këtë javë, andaj bëhet e qartë se ka qenë taktikë e Serbisë që të pamundësohet një zgjidhje për këtë situatë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Mediat angleze: Guardiola do të largohet nga City

Mediat angleze: Guardiola do të largohet nga City

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

Ancelotti fton Neymarin në Botëror, Brazili publikon listën finale

Ancelotti fton Neymarin në Botëror, Brazili publikon listën finale

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën