TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria për takimin e Kurtit me krerët evropianë: Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria për takimin e Kurtit me krerët evropianë: Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshje bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në takimin e sotëm më 26 tetor, me liderët evropianë, por që Serbia refuzoi përsëri.

Kështu thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, të lëshuar pas takimit që Kurti ka zhvilluar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak.

“Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info.

Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023, Kurti i ka vlerësuar si një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian.

“Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet tutje.

Kurit ka falënderuar liderët evropianë për angazhimin e tyre, ndërsa ka shtuar se pas sulmit të 24 shtatorit prioritet i tij është siguria për Kosovën.

Ai ka kërkuar sanksionimin e Serbisë dhe ekstradimin e pjesëmarrësve të sulmuesve në Kosovë.

“Kryeministri Kurti theksoi që, pas sulmit të agresionit të 24 shtatorit, në Zveçan, prioritet për të është siguria në Kosovë, në veçanti siguria e kufirit me Serbinë, meqë nga ana tjetër erdhën paramilitarët të cilët kryen sulm terrorist e kriminal duke vrarë e plagosur policë të Kosovës. Që kjo të mos përsëritet kurrë më, nevojiten sanksione dhe ndëshkim për Serbinë.Hetimet për grupin paramilitar e terrorist të sponsorizuar nga Serbia, duhet të përcaktojnë saktë se kush krejt çka bëri dhe si e ekzekutoi këtë akt agresioni, ndërkohë që nuk ka më dilema as te faktorët ndërkombëtarë mbi fajtorin”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Publikohen pamje nga momenti i zbulimit të 250 kg drogë në kamionin që po udhëtonte drejt Prishtinës

Publikohen pamje nga momenti i zbulimit të 250 kg drogë në kamionin që po udhëtonte drejt Prishtinës

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, dy pika në rend të ditës

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, dy pika në rend të ditës

Moti sot

Moti sot

Rrustemi: Kurti 3 është çështje kohe, Abdixhiku i angazhuar që Kosova të mbetet pa qeveri

Rrustemi: Kurti 3 është çështje kohe, Abdixhiku i angazhuar që Kosova të mbetet pa qeveri

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në muzeun e Louvre

“Kemi prishur kumari”- Rrustemi: Po të ishte situata në veri si para 4 vjetëve, s’do të ishte problem formimi i qeverisë

“Kemi prishur kumari”- Rrustemi: Po të ishte situata në veri si para 4 vjetëve, s’do të ishte problem formimi i qeverisë

“InfoNata” 29.10.2025

“InfoNata” 29.10.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën